Provoni Toyota-n pa pagesë Gjej një përfaqësi shitje E-risitë Kërko broshurën Çmimoret dhe katalogjet

Toyota Land Cruiser

motori më i vogël - pritjet më të mëdha

Kur keni mundësi të udhëtoni në destinacione të pazakonta, mprehën të gjitha shqisat, të gjitha mendimet shkojnë vetëm kah ai moment i veçantë.

Rruga në tokën e gejzereve, vullkaneve, vikingëve dhe kukudhëve
Mjaft të dhëna mund të lexohen, foto të shihen, të krijohet përshtypja, por gjithçka që mund të përjetohet në këtë vend të veçantë në ishull, i tetëmbëdhjeti më i madh në botë, ishulli ku ndeshen pllaka tektonike euro aziatike dhe amerikane, është e pa matshme me të gjitha përjetimet deri më tani.
Edhe pse moti nuk ishte i favorshëm, i cili zakonisht është i paparashikueshëm dhe brenda një dite shumë shpesh ndërrohet çdo sezon, çdo gjë që na rrethonte, na jepte përshtypjen se jemi larg nga qytetërimi që ne e dimë.
A është fakti se 60% e banorëve të këtij ishulli magjepsës ende besojnë në kukudhët, apo vetë përshtypja se të gjithë njerëzit me të cilët kemi pasur kontakte kanë pasur buzëqeshje në fytyrë dhe e shfrytëzonin çdo mundësi për të vënë në dukje se Islanda është një vend i bukur, dëshironin që na të kënaqemi në te dhe shprehën lumturinë e tyre që jetojnë në një vend të tillë, ka pas mjaft ndikim që përkundër të ftohtit dhe shiut të sjellim vetëm përshtypjet e mira dhe pozitive.
/
Laguna e kaltër, një nga 25 mrekullitë e botës
Dushi i ngrohtë në Lagunën e kaltër, një banjë e veçantë që rezulton nga burimi gjeotermal në kombinim me silic, një nga 25 mrekullitë e botës, për nga renditja ishte në fillim të udhëtimit.
Kur në udhëtimet e tilla, "të rregulluara" në atë mënyrë që sa më shpejt të jetë e mundur, të testoni makinën në mënyrën më të mirë, e keni rastin për turne turistik ose kohë të lirë për t'u çlodhur, atëherë ju mund të thoni që e keni shfrytëzuar rastin që jeta bujarisht ju ka ofruar.
Kombinimi mjekues i ujit të nxehtë nga burimet gjeotermale, të silicit dhe algave që krijohen njëkohësisht, dhe gota me pije me shoqëri, derisa të jeni të zhytur në ujë në 40 gradë, dhe asgjë pos kënaqësisë së pastër. Megjithatë, nëse ngriteni pak, trupi e vëren ajrin e ftohtë prej rreth 5 shkallë celsius, çfarë dallimi, çfarë testi për durim dhe të gjithë forcën e vullnetit!
/
E deshi rasti që Gregu të na vozis në Lagunën e kaltër, një slloven i cili 8 vjet më parë, pas një udhëtimi të shkurtër turistik, u zhvendos në Island. Ai aq shumë ishte magjepsur nga ky vend i veçantë, sa që në 5 ditë arriti që jetën e tij të deriatëhershme në Portorozh (!?!) ta paketojë në disa valixhe dhe zhvendoset në Islandë, ku e jeton jetën e ëndrrave të tij.
Detajisht na ka shpjeguar mënyrën në të cilën përpunohet alumini në Islandë, në një mënyrë krejtësisht organike. Edhe pse nga kjo punë Islanda fiton më së shumti, plani është që turizmi të bëhet burimi më i madh i të ardhurave për këtë ishull. Pas vetëm tre ditë të kaluara këtu, është e qartë se kjo është mjaft reale dhe e mundur.
/

Video

Land Cruiser - përtej pritjeve
E lamë parajsën e turistëve japonez dhe amerikan, dhe u nisëm drejt aventurës për të cilën edhe jemi takuar në këtë ishull të largët - Land Cruiser i ri, krenaria e Toyota-s për terren jashtë rrugës.  Edhe pse Land Cruiser V8 është krenaria e vërtet, ajo nuk ofrohet më për konsumatorët në Evropë.
Fatkeqësisht, do të tregojmë ne që kemi pasur rast që ta vozisim, prezantojmë dhe testojmë në kushte të ndryshme.  Megjithatë, Toyota beson se në Evropë nuk ka kërkesa të mjaftueshme për një model të tillë, derisa në vendet e Azisë dhe Afrikës, ky model nuk mund të shmanget.
Mundësia për këtë test vozitje të pazakontë është Land Cruiser i ri me motor 2.8 D-4D, më i vogël se paraardhësi i tij, pak më i dobët se sa paraardhësi i tij, mirëpo për kohën e vozitjes në terren të lagësht dhe të akullt të Islandës, aspak më i keq, madje më i qetë, i butë, dhe me konsumim dukshëm më i ulët.
/
Derisa e shkruajmë këtë artikull, tashmë i kemi lexuar komentet në faqen tonë të korporatës se si ky motor është shumë i dobët për Land Cruiser . Si do të ishte që të themi, e të mos jemi të njëanshëm, e ftojmë publikun që të lexojë tekstet dhe të i shikojë bashkëngjitjet e publikuara nga gazetarët e SAT Plus-it dhe Autobild-it, të cilët në mënyrë profesionistë dhe shumë objektive kanë shkruar në lidhje me këtë, derisa së bashku jemi kënaqur në këtë mundësi të rrallë të provës ekstreme.
Land Cruiser në episodin "Island" nuk ka zhgënjyer në asnjë moment. Ndoshta gjithçka varet nga pritjet, nga mënyra se si ne i përgatisim pritjet ndaj vetes dhe gjërave në jetën tonë. Nëse është deri te pritjet, atëherë Land Cruiser i ka tejkaluar të gjitha pritjet që i kemi pasur.
/
/
Mbretëria e ngrirë
Edhe pse shumicën e kohës së kaluar në Islandë jemi ndier "pazakontë", nuk mund të thuhet njëjtë për pjesën e fundit të udhëtimit që na çoi në një nga tre akullnaja islandeze, "Langjökull" ose akullnaja e gjatë.
Qysh para disa muaj më parë, akullnaja është bërë një destinacion turistik, duke e vizituar tunelin rreth 500 metra me salla të gdhendura në mënyrë të veçantë, që shërbejnë për demonstrim dhe siç thanë mikpritësit tanë nga kompania Artic trucks, edukim mbi atë se sa janë të vlefshme akullnajat dhe sa është i rëndësishëm tregimi për ekologjinë dhe ngrohjen globale. Në Islandë, çdo ditë mendohet dhe veprohet mbi këtë fakt.
/
/
"Star Wars" historia vazhdon ...
Ka shumë detaje që nuk mund të përmenden. Të pashmangshme janë produkte të shijshme të qumështit, siç është kosi pa yndyrë, që është një specialitet në Islandë.  Pastaj ka shitore me perime në të cilët hyni vetë, paguani dhe e merrni vetë mallin.
Si mund të mos e përmendim pijen specifike alkoolike islandeze nga patate - Brennivin, unike në botë. Në Islandë është jeta që nuk varet nga bankat dhe mundësia e kredive, për shkak se vendi është energjikisht efikas, të gjitha burimet natyrore shfrytëzohen në mënyrë racionale dhe praktike, ku kanë prosperuar të gjithë banorët, si dhe vendi së bashku me ta. Burimet gjeotermale, në çdo hap, janë të shfrytëzuara por në mënyrë të arsyeshme.
Tingëllon utopike, apo jo? ☺
/
/
Nëse e marrim parasysh faktin se për tre ditë kemi kaluar vetëm një pjesë të vogël të këtij vendi magjik, "parajsë për dashësit e terreneve ekstreme', vendit të paqes sociale, dhe pasurive natyrore, duhet të konkludojmë se skenat e natyrës që janë zbuluar në formën e imazheve të pabesueshme që mund të shihen vetëm në kanalin e gjeografisë
nacionale ose në filma (tani mund të konfirmojmë se vazhdimi i ri i "Star Wars" është filmuar atje, si dhe sezoni e kaluar "Game of Thrones") janë të vërteta, aq të vërteta për vetëm një fluturim disa orësh nga Beogradi ... Ndërsa Land Cruiser i ynë është ndier "si në shtëpi”.

Tekst: Aleksandra Graovac

Politika jonë E-Privatësi

Ne i përdorim cookies në faqen tonë të internetit për t’ju ofruar shërbim më të mirë.  Nëse ju jeni të kënaqur me këtë, vazhdoni ta përdorni faqen e internetit normalisht, ose mësoni si t’i menaxhoni cookies.