Provoni Toyota-n pa pagesë Gjej një përfaqësi shitje E-risitë Kërko broshurën Çmimoret dhe katalogjet

Sa ka ndryshuar Yaris

Pas 3 milionë ekzemplarëve të prodhuar

Nuk është e vështirë të vërehen dallim ndërmjet Yaris-it të parë të prodhuar, i cili doli nga reparti i prodhimit më 31 janar 2001, dhe ekzemplarit të 3 miliontë të prodhuara para pak kohe në repartin francez. Por, nëse shikoni pak më mirë, do të kuptoni që ndryshimet janë shumë më të thella sesa që vërehen në shikim të parë.

  • Toyota Motor Manufacturing France (TMMF) ka prodhuar Yarisin e të 3-miliontë (Yaris hibrid Bi-Tone bardh e zi).
  • Historija 15 vjeçare e TMMF-së deri sot ka përcjellur tre gjenerata të Yarisit, si dhe modelet dedikuar tregut amerikanojugor.
  • Toyota Yaris Hybrid: hibridi i parë në botë i segmentit B është njëkohësisht shumë ekonomik efikas (shpenzimet mesatare të karburantit janë 3,3 l/100 km dhe 75 g/km CO2, pothuajse pa emetim të NOx-it dhe grimcave të ngurta), dhe prandaj, përbëjnë më shumë se një të tretën e Yaris-ave të prodhuara në repartin prodhues francez.
  • Edhe pse TMMF që nga fillimi është projektuar si repart shumë efikas ekologjik, konsumi i ujit është zvogëluar madje për 90%, ndërsa i energjisë për 57% në raport me vitin 2002, ndërsa mbeturinat e krijuara riciklohen përbrenda repartit në tërësi.
Nën kapakun e motorit
Efikasiteti ekologjik i Yaris-it është rritur dukshëm ndër viteve. Duke krahasuar modelin e parë me ekzemplarin e 3 miliontë - hibridin e Yaris-it - emetimi i CO2 dhe konsumi i karburantit gjatë prodhimit pothuajse është ulur përgjysmë, edhe pse masa dhe fuqia dalëse e repartit është rritur.  
Koeficienti i rezistencës së ajrit, i cili më së shumti ndikon në efikasitetin ekologjik të automjetit është zvogëluar nga 0,3 në 0,286.  Në anën tjetër, edhe krahasimi me modelin konvencional të Yaris-it me benzin tregon përparim të dukshëm inxhinierik në kuptim të shpenzimeve të karburanteve dhe emetimit të gazrave të dëmshme.
/
Ekologjik që nga fillimi
Automjeti nuk dallohet me performanca ekologjike vetëm në rrugë - mënyra se si është prodhuar automjeti gjithashtu është i rëndësishëm për ekologjinë. Që nga fillimi i punës së TMMF-it, reparti është synuar të jetë impiant me ndikim minimal në mjedis. 
Në disa segmente të repartit prodhues, hapësirat e magazinimit janë 10 herë më kompakt në raport me standardet industriale. Vizualisht, ndërtesa e ulët përshtatet me mjedisin në mënyrë diskrete, ndërsa nga viti 2007, TMMF është në mesin e TOP 5 reparteve të qëndrueshme prodhuese në botë.
/
Duke shfrytëzuar 90% më pak ujë në raport me vitin 2002, TMMF është plotësisht e pavarur për nga sistemi i ujësjellësit .
TMMF është bërë repart plotësisht i pavarur për nga shfrytëzimi i ujit nga sistemi i ujësjellësit. Në raport me vitin e parë të prodhimit (2002), reparti francez i Toyota-s funksionon tërësisht pa shfrytëzimin e ujit nga rrjeti i ujësjellësit - të gjithë ujin e nevojshëm e merr nga të reshurat dhe uji i ricikluar. 
Nga kjo sasi, 60% shkon tek uji i shiut i cili mblidhet në dy bazene të mëdha me kapacitet total prej 16.000 m3 , pastaj kalon nëpër sistem të përpunimit të ujit në mënyrë që të përmbushen kushtet e duhura të cilësisë për konsum dhe procese të prodhimit.  
Sasia e mbetur prej 40% të ujit fitohet me riciklimin e ujërave të lira sipërfaqësore. Duke qenë se uji përpunohet para dhe pas proceseve industriale, cilësia e fituar i mbush normat ekologjike dhe mund të shkarkohet në mënyrë të sigurt në lumin e afërt Scheldt.
/
100% e mbeturianve riciklohen, dhe asgjë nuk shkarkohet në mjedis
TMMF gjithmonë ishte repart pa shkarkim të ujit në mjedis, por nga viti 2007 veçohet me riciklimin e plotë të mbeturinave të prodhuara në rrethinën e stabilimentit.
Vajrat dhe ngjyrat industriale mblidhen për ri-shfrytëzim dhe riciklim, çeliku dhe alumini paraqesin lëndë të parë, druri, kartoni dhe plastika riciklohen sërish, ndërsa pjesa shumë e vogël e mbeturinave shfrytëzohet si burim alternativ i energjisë.
/
57% më pak konsum të energjisë në krahasim me vitin 2002
Edhe pse konsumi i energjisë në fillim të punës së stabilimentit ka qenë rekord i ulët për atë periudhë, falë përmirësimeve të shumta në procesin e prodhimit dhe dizajnit kompakt i të gjithë ndërtesës, TMMF arriti të reduktojë konsumin e energjisë për 57% në krahasim me vitin 2002. 
Madje 2.5 ton CO2 në vit janë ruajtur falë përbërjes së avancuar fotovoltaike të qelizave diellore. Një shtesë prej 18.4 ton CO2 në vit ruhet nga përdorimi i murit diellor, i cili njëkohësisht e ngroh ajrin për nevojat e disa segmenteve të caktuara të stabilimentit.
Përmirësimi në kohën e fundit ka të bëjë me zëvendësimin e bojlerëve me gaz në ato të biomasës, gjë që rezultoi në kursimet e 1,285 ton CO2 në vit.
/
Yaris i 3 miliontë për një klient francez
Modeli jubilar i 3-miliont Yaris është bardhë e zi Bi-Ton Yaris hibrid që vjen në duart e një blerësi francez. Madje 87% e prodhimit të përgjithshëm të Yaris-it paraqet eksport në 42 tregje (Evropë, SHBA, Kanada dhe Porto Riko) Në 15 vitet e fundit, më shumë se 1 miliardë euro janë investuar në zhvillimin e proceseve të prodhimit dhe vetë stabilimentin në mënyrë që të dalin në treg tre breza Yaris.
Politika jonë E-Privatësi

Ne i përdorim cookies në faqen tonë të internetit për t’ju ofruar shërbim më të mirë.  Nëse ju jeni të kënaqur me këtë, vazhdoni ta përdorni faqen e internetit normalisht, ose mësoni si t’i menaxhoni cookies.