Fjalorthi

Toyota zhvillon teknologji të avancuara inteligjente dhe automobistike. Më shumë informata mbi të gjitha teknologjitë relevante duke klikuar në fushën përkatëse në fjalor.

  • ABS = Sistem kundër bllokimit të rrotave
    Mbylle
    ABS = Sistem kundër bllokimit të rrotave

    ABS = Sistem kundër bllokimit të rrotave

    Tek sistemi i frenimit pa ABS, nëse pedalja e frenave shtypet papritmas në një rrugë të rrëshqitshme, automjeti mund të vërtitet dhe të rrëshqasë. Kjo humbje e kontrollit paraqitet nëse bllokohen rrotat, me çka humbet kontrolli i drejtimit. Për t’iu shmangur humbjes së kontrollit, drejtuesi duhet të “pompojë” frenat, duke ndarë kështu frenimin në disa seri të shkurtra. Kjo quhet “frenimi ritmik”. Mirëpo, në një emergjencë, ndoshta nuk do të ketë kohë për “pompim” të frenave. Tek sistemi ABS, kompjuteri përcakton se sa shpejt sillet secila rrotë kur shtypen frenat dhe automatikisht zbaton operacionin e shpeshtë të “frenimit dhe lëshimit”. Kjo parandalon bllokimin e rrotave dhe mundëson drejtimin e automjetit, me çka parandalohet rrëshqitja dhe mundësohet ndalja e sigurt.

  • ATP
    Mbylle
    ATP

    ATP

    Accord relatif aux Transports internationaux de denrées Périssables et aux engins spéciaux à utiliser pour ces transports - Direktiva e BE-së e cila rregullon automjetet që përdoren për transportin ndërkombëtar të mallrave ushqimore që prishen.

  • A-TRC = Kontrolli aktiv i rrëshqitjes
    Mbylle
    A-TRC = Kontrolli aktiv i rrëshqitjes

    A-TRC = Kontrolli aktiv i rrëshqitjes

    Kontrolli aktivi i rrëshqitjes siguron ngjitje të mirë dhe forcë në terren të rrëshqitshme.

  • Klima aparati
    Mbylle
    Klima aparati

    Klima aparati

    Klima aparati i Toyota-s mundëson vozitje të këndshme për çfarëdo destinacioni. Tek klima aparatet, ajri kalon nëpër filtër dhe pastaj automatikisht qarkullon në kabinë pa pluhur, polen apo erë. Kabina e pastër gjithmonë për ju dhe udhëtarët tuaj. Dhe atë me komforin e dëshiruar, sepse termostati kontrollon temperaturën, ajrosjen dhe klimatizimin. Kjo njësi është ndërtuar në mënyrë ergonomike dhe mund të përdoret për kontrollin, tharjen dhe pastrimin e xhamave nga avulli.

  • Retrovizori i brendshëm me sistemin anti-refleks.
    Mbylle
    Retrovizori i brendshëm me sistemin anti-refleks.

    Retrovizori i brendshëm me sistemin anti-refleks.

    Retrovizori i brendshëm elektro-kromatik i Toyota-s eliminon ngarkesën e vozitjes gjatë natës. Rregullon reflektimin në mënyrë që të kompensohet dallimi në intensitetin e dritave të pasme nga ambienti rrethues. Gjatë natës, sistemi anti-refleks automatikisht zvogëlon reflektimin e dritave të forta nga prapa dhe ul ngarkesën e syve.

  • Nivelizimi automatik i zërit (ASL)
    Mbylle
    Nivelizimi automatik i zërit (ASL)

    Nivelizimi automatik i zërit (ASL)

    Nivelizimi automatik i zërit (Automatic Sound Levelizer) kontrollon nivelin dhe frekuencën e audio sistemit varësisht prej nivelit të zhurmës të shkaktuar nga shpejtësia e lëvizjes. Nivelizimi i zërit sigurohet gjatë gjithë vozitjes.

  • Diferenciali me ndarje automatike (ADD)
    Mbylle
    Diferenciali me ndarje automatike (ADD)

    Diferenciali me ndarje automatike (ADD)

    Diferenciali me ndarje automatike (ADD - Automatic Disconnect Differential) ndan automatikisht fuqinë tërheqëse të motorit nga rrotat e përparme gjatë bartjes së fuqisë tërheqëse në 4 rrotë nga 2 rrotë derisa automjeti është në lëvizje.

  • Kontrolli aktiv i lartësisë
    Mbylle
    Kontrolli aktiv i lartësisë

    Kontrolli aktiv i lartësisë

    Kur aktivizohet, Kontrolli aktiv i automjetit ngrit automjetin për 55 mm, duke mundësuar lartësi më të madhe nga toka gjatë vozitjeve në terren. Ka tre shkallë të rregullimit, të lartë, normal dhe të ulët.

  • B/A = Ndihmë gjatë frenimit.
    Mbylle
    B/A = Ndihmë gjatë frenimit.

    B/A = Ndihmë gjatë frenimit.

    Ndihma e Toyota-s gjatë frenimit (B/A - Brake Assist) është aty kur ju nevojitet: Në rast nevoje, kompjuteri njeh në mënyrë inteligjente lëvizje të papritura të frenimit, si për shembull frenimi në emergjencë dhe sipas nevojës plotëson forcën përmes së cilës vozitësi shtyp pedalen e frenimit në mënyrë që automjeti të ngadalësojë automatikisht lëvizjen nën kontroll të plotë.

  • Zona e ndrydhjes së karrocerisë
    Mbylle
    Zona e ndrydhjes së karrocerisë

    Zona e ndrydhjes së karrocerisë

    Automjetet e Toyota-s kanë zona të avancuara të përparme dhe të pasme të ndrydhjes në mënyrë që të absorbohet në maksimum forca e ndeshjes. Pas ndeshjes, e gjithë energjia e mbetur shpërndahet nëpër tërë kornizën e karrocerisë. Ky lloj i strukturës inteligjente për absorbim të energjisë, në masë të madhe, ruan integritetin e kabinës.

  • D-4D = Motori dizel "Common rail” me injektim direkt
    Mbylle
    D-4D = Motori dizel

    D-4D = Motori dizel "Common rail” me injektim direkt

    Motori “common rail” D-4D i Toyota-s me injektim direkt paraqet një gjeneratë të re dhe emocionuese të motorëve dizell të pastër dhe inteligjent . D-4D përdor pompë me shtypje të lartë dhe një tubacion të përbashkët (“common rail”) për të furnizuar të gjithë cilindrat me karburant dizell nën presion të madh. Injektim nën presion të madh krijon shpërndarje më të mirë të grimcave të karburantit për djegie më të mirë dhe fuqi më të madhe, duke ulur njëkohësisht konsumin e karburantit. Me këtë rast, njësia e kontrolluar në mënyrë kompjuterike injekton një sasi të vogël të karburantit në cilindër para se të ndizet sasia kryesore e karburantit. Kjo “ndezje testuese” zvogëlon fuqinë eksplozive të procesit kryesor të djegies dhe i kontribuon zvogëlimit të zhurmës dhe dridhjeve, të cilat më herët ndërlidheshin me motorët dizell.

  • Diesel Particulate Nox Reduction (DPNR)
    Mbylle
    Diesel Particulate Nox Reduction (DPNR)

    Diesel Particulate Nox Reduction (DPNR)

    Diesel Particulate NOx Reduction (DPNR) system. Kjo nënkupton që sistemi prodhon emetim më të ulët të kombinuar të oksidit të nitrogjenit (NOx) dhe materieve grimcore në krahasim me çdo motor tjetër dizell, dukshëm nën kërkesat e legjislacionit Euro IV të vitit 2005

  • EBD = shpërndarja elektronike e forcës së frenimit
    Mbylle
    EBD = shpërndarja elektronike e forcës së frenimit

    EBD = shpërndarja elektronike e forcës së frenimit

    Me qëllim të arritjes së forcës maksimale të frenimit, sistemi automatik EBD i Toyota-s përshtat forcën e frenimit ndërmjet rrotave të përparme dhe të pasme, si dhe rrotave të majtë dhe të djathtë. Sistemi dukshëm zvogëlon distancën e frenimit dhe ruan stabilitetin, madje edhe në rast të frenimit dhe drejtimit të papritur të kahjes.

  • ELR = Rripi i sigurimit me tërheqje automatike
    Mbylle
    ELR = Rripi i sigurimit me tërheqje automatike

    ELR = Rripi i sigurimit me tërheqje automatike

    Rripat e sigurimit me tërheqje automatike (ELR - Emergency Locking Retractor) me lidhje në tre pikë janë të konstruktuar për t’u tërhequr gjatë fazës fillestare të ndeshjes. Rripat e sigurimit ELR me shtrëngues, me ndihmën e mekanizmit për kufizimit të forcës së shtrëngimit, janë pajisje standarde për shoferin dhe pasagjerin në ulësen e përparme.

  • Dispozitat evropiane mbi emetimin
    Mbylle
    Dispozitat evropiane mbi emetimin

    Dispozitat evropiane mbi emetimin

    Në Evropë të gjitha modelet e reja të automjeteve duhet t’iu nënshtrohen një varg testesh teknike të parapara me ligj për t’u siguruar se i kontribuojnë mjedisit më të pastër, uljen e nivelit të ndotjes. Këto teste përmbajnë standardet për emetimet të cilat, që nga fillimi i viteve 90-ta të shekullit 20, janë bërë gjithnjë e më rigoroze. Emetimet standarde janë të njohura si Euro I (1992 - ), Euro II (1996. - ), Euro III (2000. - ), ose Euro IV (2005. - ). Automjetet e reja aktualisht duhet të përmbushin standardin Euro III, edhe pse disa automjete (përfshirë edhe modelet e Toyota-s) tashmë e përmbushin standardin më rigoroz Euro IV. Tabela e dhënë në vijim jep nivelet e lejuara të ndotjes: Standardet e BE-së për emetim për automjete të udhëtarëve, g/kmVitCOHCHC+NOxNOxPMDieselEuro 32000.010.64-0.560.500.05Euro 42005.010.50-0.300.250.0025 PetrolEuro 32000.012.300.20-0.15-Euro 42005.011.00.10-0.08-

  • E-TRC = Sistemi elektronik i kontrollit të rrëshqitjes
    Mbylle
    E-TRC = Sistemi elektronik i kontrollit të rrëshqitjes

    E-TRC = Sistemi elektronik i kontrollit të rrëshqitjes

    Sistemi elektronik i kontrollit të rrëshqitjes (E-TRC) automatikisht ul fuqinë e motorit nëse gjatë përshpejtimit detektohet rrotullimi i rrotave tërheqës në të zbrazët. Gjithashtu përshtat presionin e frenimit në mënyrë që të rikthehet ngjitja e mirë, gjë që lehtëson kontrollin e përshpejtimit dhe ngadalësimit

  • Euro-NCAP = “Programi evropian i vlerësimit të automjeteve të reja”
    Mbylle
    Euro-NCAP = “Programi evropian i vlerësimit të automjeteve të reja”

    Euro-NCAP = “Programi evropian i vlerësimit të automjeteve të reja”

    Euro-NCAP apo "Programi evropian i vlerësimit të automjeteve të reja”, siç është emërtimi i plotë i tij, është organizata e cila u ofron vozitësve vlerësim reale dhe të pavarur të performancave të sigurisë të disa prej automjeteve më të popullarizuara të cilat shiten në Evropë.

    Me ligj, të gjitha automjetet e reja duhet të kalojnë nëpër teste të caktuara të sigurisë, por ky është standardi minimal. Euro-NCAP inkurajon prodhuesit të jenë më të mirë sesa këto kërkesa minimale. Përkushtimi i Toyota-s ndaj cilësisë dhe sigurisë mundëson që të gjitha modelet e saj të marrin vlerësime të larta në testet Euro-NCAP, disa sosh madje edhe vlerësimin maksimal prej pesë yjeve.

    Euro-NCAP bën tri teste të ndeshjes në mënyrë që të vlerësojë mbrojtjen e pasagjerëve të rritur. Testi i ndeshjes së përparmë kryhet në shpejtësi prej 64 km/h në një barrierë të vendosur deformuese; ndeshja anësore kryhet në shpejtësi prej 48 km/h, ndërsa ai në shtyllë në shpejtësi prej 29 km/h. Testet e ndeshjes me këmbësorë bëhen me shpejtësi prej 40 km/h.

    Një yll shtesë për mbrojtjen e fëmijëve është futur në nëntor të vitit 2003. Ky vlerësim iu jepet automjeteve me ulëse të fëmijëve, të rekomanduar nga prodhuesi i automjetit. Vlerësimi varet nga ajo nëse ekzistojnë udhëzime për vendosjen e ulëses së fëmijëve, mundësisë që ajo të vendoset në mënyrë të sigurt në automjet dhe performansën e ulëses gjatë ndeshjes së përparme apo anësore.

    Për blerësit e Toyota-s është shumë me rëndësi që të marrin informata të sigurta dhe objektive lidhur me karakteristikat e sigurisë të modeleve të ndryshme dhe Euro-NCAP ofron këtë shërbim të çmueshëm.

  • Sistemi i navigacionit - hartat komplete
    Mbylle
    Sistemi i navigacionit - hartat komplete

    Sistemi i navigacionit - hartat komplete

    Duke përdorur satelitë të GPS, sistemi i navigacionit i Toyota-s me harta komplete ofron harta komplete të rrugëve të tërë Evropës në ngjyrë, të ruajtur në një DVD disk të vetëm. Mund të zgjedhni shfaqjen e udhëzimeve në LCD ekranin 7 inçësh me prekje apo edhe në formë të folur. Për komforin e shtuar të udhëtimit, në shumë vende, funksioni RDS-TMC i sistemit pranon lajme FM për komunikacionin, me çka mund të optimizoni marshrutën tuaj dhe t’iu shmangeni ndalesave. Sistemi gjithashtu ofron zgjedhje të navigacionit me zë në tetë gjuhë: angleze, gjermane, frënge, holandeze, italiane, daneze, suedeze dhe spanjolle. Mësoni më shumë për sistemin e navigacionit “Turn-by-Turn” (Kthesë më kthesë)

  • HAC - Sistemi i ndihmës gjatë lëvizjeve përpjetë
    Mbylle
    HAC - Sistemi i ndihmës gjatë lëvizjeve përpjetë

    HAC - Sistemi i ndihmës gjatë lëvizjeve përpjetë

    Land Cruiser është automjeti i parë në botë i pajisur me sistemin HAC. Sistemi HAC mundëson lëvizje të sigurt dhe të besueshëm në përpjetat e larta dhe të rrëshqitshme, dhe zbulon kur automjetin fillon të zmbrapset pa kontroll në tatëpjetë. Me HAC, sistemi detekton rrotën apo rrotat të cilat nuk janë të ngjitura për taban dhe aktivizon kontrollin e rrëshqitjes deri në rikthim të ngjitjes. Është me rëndësi që rrotat me ngjitje të mirë përkohësisht frenohen derisa rrotat rrëshqitëse të fillojnë të ngjiten mirë, gjë që i mundëson vozitësit të ndërrojë drejtim pa humbur kontrollin.

  • Dritat e ksenonit HID (drita me intensitet të lartë)
    Mbylle
    Dritat e ksenonit HID (drita me intensitet të lartë)

    Dritat e ksenonit HID (drita me intensitet të lartë)

    Në vend të poçeve standarde të halogjenit përdoren poçe të ksenonit me jetëgjatësi më të mirë. Ato konsumojnë shumë më pak energji dhe janë dyfish më të ndritshme nga dritat konvencionale të përparme. Ndriçimi i tyre i bardhë gjithashtu mund të orientohet me precizitet në mënyrë që të mos pengohen vozitësit e tjerë.

  • Sistemi inteligjent për ndihmë gjatë parkimit
    Mbylle
    Sistemi inteligjent për ndihmë gjatë parkimit

    Sistemi inteligjent për ndihmë gjatë parkimit

    Gjatë parkimit në vende ku ka pak hapësirë, sistemi inteligjent për ndihmë gjatë parkimit (IPA - Intelliigent Parking Assistance), me ndihmën e kamerës të vendosur prapa, bart kuadro të hapësirës ku synoni të parkoni. I programuar deri në hollësi, ai manovron me automjetin deri në parkim në vendin e dëshiruar, ndërsa e vetmja gjë që duhet të bëni ju është të kontrolloni pedalen e frenës.

  • Ankoret ISOfix për vendosjen e sistemit mbrojtës të fëmijëve
    Mbylle
    Ankoret ISOfix për vendosjen e sistemit mbrojtës të fëmijëve

    Ankoret ISOfix për vendosjen e sistemit mbrojtës të fëmijëve

    Në vitin 1990, për herë të parë është propozuar sistemi i standardizuar i përforcimit të ulësve të fëmijëve në automjete në mënyrë që të zvogëlohet rreziku i lëndimit të fëmijëve në automjete. E njohur si ISOfix (International Standards Organisation FIX), qëllimet e tij janë si në vijim: Të zvogëlohet në minimum instalimi i gabuar i ulëseve të fëmijëve, të sigurohet mënyra universale e instalimit të ulëseve të fëmijëve, të pëmirësohet performanca dinamike e sistemit mbrojtës të fëmijëve. Aktualisht, të gjitha automjetet e Toyota-s të ndërtuara për bartjen e fëmijëve janë të pajisuar me pika ISOfix për vendosjen e ulëseve si pjesë e pajisjeve standarde. Përveç kësaj, sistemi mbrojtës i Toyota-s për fëmijë (CRS) është i pajisur me një lidhje të epërme e cila, në rast të ndeshjes, parandalon lëvizjen përpara të ulëses.

  • Diferenciali me rrëshqitje të kufizuar (LSD)
    Mbylle
    Diferenciali me rrëshqitje të kufizuar (LSD)

    Diferenciali me rrëshqitje të kufizuar (LSD)

    Diferenciali me rrëshqitje të kufizuar (LSD - Limited Slip Differential) përmirëson manovrueshmërinë dhe stabilitetin gjatë ndërrimit të drejtimit dhe ngjitjen në terren të rrëshqitshme.

  • Valvula e ndjeshme për shpërndarjen e ngarkesës (LSPV)
    Mbylle
    Valvula e ndjeshme për shpërndarjen e ngarkesës (LSPV)

    Valvula e ndjeshme për shpërndarjen e ngarkesës (LSPV)

    Automatikisht rregullon efektivitetin e frenave të pasme si reagim ndaj ndryshimit të ngarkesës, duke optimizuar shpërndarjen e forcës frenuese ndërmjet frenave të përparme dhe të pasme.

    Ky sistem zbulon ndryshimet në peshën e ngarkesës dhe automatikisht rregullon efektivitetin e frenave të pasme si reagim ndaj peshës që bart automjeti. Kur automjeti është i ngarkuar, LSVP rrit presionin e frenimit tek rrotat e pasme. Kjo siguron shpërndarjen e forcës së frenimit ndërmjet pjesës së parme dhe të pasme dhe siguron performancë më të mirë frenuese në të gjitha kushtet lokale.

     

     

  • Animi i McPherson-it
    Mbylle
    Animi i McPherson-it

    Animi i McPherson-it

    Kombinimi i amortizimit të përparmë të McPherson-it (të quajtur kështu sipas konstruktorit të tij, Earl S. McPherson) me stabilizatorin dhe amortizimit të pasmë të McPherson-it me stabilizatorin e dyfishtë i kontribuon sigurisë suaj. Kjo formë e “amortizimit të pavarur” ofron stabilitet dhe drejtim të shkëlqyeshëm për kontroll dhe vetëbesim shtesë në të gjitha kushtet e vozitjes. Njëkohësisht, minimizon dridhjet nga gungat, gjë që siguron drejtim më të mirë dhe vozitje më komode.

  • Ekrani shumëfunksional
    Mbylle
    Ekrani shumëfunksional

    Ekrani shumëfunksional

    Ekrani shumëfunksional i Toyota-s ju ofron informata të rëndësishme mbi motorin dhe vozitjen, dhe gjithashtu vendos audio funksionet në prekje të gishtave tuaj. Dizajni ergonomik dhe pozita në konzolën qendrore ju mundëson të përqendroheni në rrugën para juve. Jeni gjithnjë të njoftuar lidhur me shpejtësinë mesatare të automjetit, distancën e udhëtimit, konsumit mesatar dhe aktual të karburantit, temperaturën e jashtme, audio funksionet (radio, kasetofon dhe CD)

  • Marshi manual me regjime të shumta të punës (MultiMode)
    Mbylle
    Marshi manual me regjime të shumta të punës (MultiMode)

    Marshi manual me regjime të shumta të punës (MultiMode)

    Marshi i dorës me regjime të shumta të punës (MultiMode) me kontrollin automatik të fraksionit ju mundëson kalimin ndërmjet regjimit manual dhe automatik të punës. Ekzistojnë tre regjime të punës: M, i cili mundëson ndërrimin sekuencial (rendor) të shpejtësive, E për ndërrimin automatik të shpejtësive, dhe Es për ndërrimin më të shpejtë automatik të shpejtësive.

  • Instrumentet Optitron
    Mbylle
    Instrumentet Optitron

    Instrumentet Optitron

    Instrumentet Optitron janë ndërtuar për qartësi më të madhe dhe lodhje më të ulët të syve. Ergonomik* dhe të optimizuar, ata përdoroin LED lampa individuale në secilin kuadër dhe gjilpër të treguesit, gjë që mënjanon ndriçimin tradicional të instrumenteve. Optitroni siguron lexueshmëri shumë të pastër - gjë që sjell deri te ngarkesa më e ulët e syve dhe koncentrimit më të madh në vozitje, pavarësisht ndriçimit ambiental. Kur sillni çelësin e ndezjes, tablloja kontrolluese ndriçohet. *Ergonomia e instrumenteve është studiuar për herë të parë në përjekje për të zvogëluar ngarkesën e syve dhe lodhjen e pilotit në fluturime të gjata. Me zvogëlimin e numrit të treguesve, përmirësimit të renditjes dhe ndriçimit, koha e reagimit të pilotit dhe siguria janë përmirësuar dukshëm.

  • Ndihmë gjatë parkimit
    Mbylle
    Ndihmë gjatë parkimit

    Ndihmë gjatë parkimit

    Sistemi i ndihmës gjatë parkimit është në dispozicion tek disa modele të pajisura me sistem të navigacionit me harta të plota. Kjo teknologji e avancuar praktikisht eliminon frustrimet nga manovrimi në hapësirat publike. Kur marshi vendoset në pozitën për vozitje prapa, kamera e vogël e cila është e instaluar në dyert e pasme shfaq kuadrin prapa automjetit në ekranin rravgues 7 inçësh me ngjyrë, dhe kështu i ndihmon vozitësit në orientim. Sistemi i ndihmës gjatë parkimit punon në tre regjime: regjimin pa vija orientuese: Tregon hapësirën prapa automjetit pa vija orientuese. Regjimi manual i punës: Vijat orientuese në ekran ndihmojnë gjatë vozitjes normale prapa. Ndihma gjatë parkimit paralel: Vijat orientuese e ndihmojnë vozitësin gjatë parkimit paralel.

  • Celula e sigurisë për pasagjerë
    Mbylle
    Celula e sigurisë për pasagjerë

    Celula e sigurisë për pasagjerë

    Automjetet e Toyota-s sigurojnë absorbimin otpimal të energjisë, ashtu që edhe goditjet më të mëdha humbasin forcën e tyre. Modelimi kompjuterik dhe eksperimentet me modele testuese kryhen gjatë tërë procesit të zhvillimit në mënyrë që të fuqizohet struktura e karrocerisë së çdo konstruksioni të ri. Rezultati është karroceria e fortë dhe e ngurtë, e cila mund të absorbojë goditjet pavarësisht nëse ato janë të përparme, të pasme apo edhe anësore. Celula e fortë e sigurisë ka karakteristika vijuese: - Pjesë të përforcuara - Planimetria me kornizë të sheshtë - Elementet e tërthorta për stabilizim - Bartësit e mesëm me fuqi optimale të ndërtuar me materiale kompozite - Vendosja optimale e shufrës absorbuese në derë - jastëkët që absorbojnë energjinë për të ulër mundësinë e lëndimit të kokës.

  • Lëshime të shkurtra
    Mbylle
    Lëshime të shkurtra

    Lëshime të shkurtra

    Inxhinierët e Toyota-s i bëjnë lëshimet minimale për të siguruar dinamikë më të mirë të vozitjes. Toyota shfrytëzon përvojën e ndërtimit të automjeteve të garës në mënyrë që lëshimet të mbesin sa më të shkurtra, pasi që ngarkesa e tepërt në boshte ndikon në drejtim në mënyrë negative. Lëshimet janë skajet e automjeteve pas boshtit të pasmë dhe para boshtit të përparmë. Lëshimi i përparmë shtrihet nga mesi i boshtit të përparmë e deri te skaji i përparmë i automjetit, ndërsa lëshimi i pasmë shtrihet nga mesi i boshtit të pasmë e deri te skaji i pasmë i automjetit.

  • SMT - Marshi sekuencial manual
    Mbylle
    SMT - Marshi sekuencial manual

    SMT - Marshi sekuencial manual

    Marshi sekuencial manual ju mundëson që të ndërroni marshin pa shtypur pedalen e fraksionit. Kjo teknologji e përparuar, e cila është zhvilluar për bolidët e Formulës 1, ua mundëson vozitësve të koncentrohen në përshpejtim, frenim dhe arritjen e vijës optimale për vozitjes në kthesa dhe në tejkalime. SMT automatikisht aktivizon fraksionin me ndihmën e aktivizuesit hidraulik, ndërsa gasi elektronik zgjedh shpejtësinë e duhur të motorit për të ndërruar marshin, ndërsa senzorët e kompjuterit dirigjojnë marshin. Vozitësi vetëm përdor dorëzën e kromuar “përpara-prapa” apo edhe sustat opsionale për ndërrimin e shpejtësisë në timon.

  • SRS = jastëkët ajror SRS
    Mbylle
    SRS = jastëkët ajror SRS

    SRS = jastëkët ajror SRS

    Në rast të ndeshjes, SRS në çast fryn jastëkët ajror në mënyrë që të plotësojë veprimin e rripave të sigurisë në zvogëlimin e goditjes së vozitësit për timon apo pasagjerit të përparmë në konzollën e përparme. Sistemi shfrytëzon sinjal të prodhuar nga kompjuteri për të fryrë jastëkët ajror kur senzorët detektojnë goditjen.

  • SuperECT
    Mbylle
    SuperECT

    SuperECT

    Sistemi SuperECT i Toyota-s (marshi i kontrolluar në mënyrë elektronike) automatikisht ndërron shkallën e marshit si përgjigje ndaj shpejtësisë së automjetit dhe përshpejtimit. Me marshin SuperECT nuk ka nevojë që të ndërrohen marshet vazhdimisht, gjë që lehtëson vozitjen në komunikacionin urban dhe në rrugë rurale me kthesa. Tek marshi SuperECT, shkallët e marshit i kontrollon konvertori i momentit të rrotullimeve i cili zëvendëson fraksionin. Ai njëkohësisht bashkon dhe ndan motorin nga rrotat tërheqëse me përzgjedhjen e shkallës së duhur të marshit i cili i përgjigjet shpejtësisë së automjetit. Kjo shkurton kohën e bartjes dhe çdo ndjenjë të “vonesës” i cili më herët ndërlidhjej me sistemet e marsheve automatike.

  • TEMS = Amortizimi i moduluar në mënyrë elektronike i Toyota-s
    Mbylle
    TEMS = Amortizimi i moduluar në mënyrë elektronike i Toyota-s

    TEMS = Amortizimi i moduluar në mënyrë elektronike i Toyota-s

    Amortizimi i moduluar në mënyrë elektronike i Toyota-s ndihmon që Land Cruiser të mbetet në pozitë horizontale dhe stabile si reagim në animin e karrocerisë gjatë kthesave.

  • THS = Sistemi hibrid i Toyota-s
    Mbylle
    THS = Sistemi hibrid i Toyota-s

    THS = Sistemi hibrid i Toyota-s

    Sistemi hibrid i Toyota-s (THS) është një sistem inovativ dhe ekologjikisht i pranueshëm tërheqës i cili kombinon motorin e benzinës VVT me motorin elektrik me emetim zero, të cilat janë nën kontrollin e sistemit inteligjent të menaxhimit të motorit. Ky sistem THS, i cili ka marrë shpërblime, zvogëlon emetimet e dëmshme HC, Co dhe NOx deri në 70%, dhe pothuajse përgjysmon emetimet e CO2 të ndërlidhur me “ngrohjen globale”. Pse të mos shiken një simulim të shkurtër sesi funksionon THS?

  • TRC = Sistemi i kontrollit të rrëshqitjes
    Mbylle
    TRC = Sistemi i kontrollit të rrëshqitjes

    TRC = Sistemi i kontrollit të rrëshqitjes

    Kur TRC detekton lëvizjen e rrotave tërheqëse në të zbrazët gjatë përshpejtimit, automatikisht ul forcën e motorit në mënyrë që të zvogëlohet rrotullimi në të zbrazët dhe të kthehet ngjitja e mirë e rrotave për taban. Kjo siguron bartje më të mirë të fuqisë në rrugë (dhe kështu kursen karburant), zgjat jetëgjatësinë e gomave dhe i kontribuon sigurisë së përgjithshme. Njëkohësisht, TRC gjithashu kontrollon sistemin e frenimit në mënyrë që të zvogëlohe momenti i rrotullimit i cili bartet në rrugë, nëse është më i madh sesa që lejohet nga fërkimi i rrugës/gomave.

  • Sistemi i navigacionit - Turn-by-Turn
    Mbylle
    Sistemi i navigacionit - Turn-by-Turn

    Sistemi i navigacionit - Turn-by-Turn

    Duke shfrytëzuar satelitët e Sistemit global të pozicionimit (GPS) për përcaktimin e pozitës së sakët, sistemi i avancuar “turn-by-turn” i Toyota-s jep udhëzime zanore dhe shfaq rrugën me shenja, e cila tregon kahjen e lëvizjes. Sistemi jep një paraqitje skematike të udhëkryeve dhe përcillet me udhëzime të sakta zanore.

  • VSC = Sistemi i kontrollit të stabilitetit të automjetit
    Mbylle
    VSC = Sistemi i kontrollit të stabilitetit të automjetit

    VSC = Sistemi i kontrollit të stabilitetit të automjetit

    VSC automatikisht kontrollon forcën e frenimit dhe fuqinë e motorit në mënyrë që të parandalohet animi në kthesa në rrugë të rrëshqitshme apo në rast të manovrimit të papritur. Ai kompenson efektin e nën apo mbi-kthimit të timonit ashtu që aktivizon në mënyrë selektive frenat e rrotave individuale, në momentin dhe masën e duhur. Pra, me VSC, mund të riktheni me shpejtësi kushtet stabile të vozitjes, duke shmangur rrezikun nga aksidentet.

  • VVT-i = Sistemi inteligjent i rregullimit variabil të valvulës
    Mbylle
    VVT-i = Sistemi inteligjent i rregullimit variabil të valvulës

    VVT-i = Sistemi inteligjent i rregullimit variabil të valvulës

    “Motorët e Toyota-s me sistemin inteligjent të rregullimit variabil të valvulës aplikon teknologji të avancuar kompjuterike për të ndryshuar kohën e thithjes së ajrit në përputhje me kushtet e vozitjes dhe ngarkesën e motorit. Me përshtatjen e kohës së ndërthurjes ndërmjet mbylljes së valvulave për lirim të ajrit dhe hapjes së atyre për thithje të ajrit, motori mund të rregullohet me shumë finesë në mënyrë që të ofrojë momentin e duhur të rrotullimit të motorit përgjatë tërë gamës së numrit të rrotullimeve. VVT-i ofron përparësi të dukshme në 3 lëmi kyçe: mundëson performancën sportive, zvogëlon konsumin e karburantit dhe, krahas kësaj, siguron djegie më të plotë të karburantit në temperatura të larta shkakton më pak emetime të dëmshme.”

  • Ulja e rrezikut të lëndimit të qafës nga tërheqja (WIL)
    Mbylle
    Ulja e rrezikut të lëndimit të qafës nga tërheqja (WIL)

    Ulja e rrezikut të lëndimit të qafës nga tërheqja (WIL)

    Ulëset e përparme të Toyota-s kanë konstruksionin “e uljes së rrezikut të lëndimit të qafës nga tërheqja” në mënyrë që të ndihmojë që rreziku nga lëndimi i pjesës së epërme të kurrizit të zvogëlohet në minimum në rast të goditjes nga prapa me shpejtësi të ulët. Korniza e ulëses WIL janë konstruktuar në mënyrë të kujdesshme në mënyrë që të lëvizin në mënyrë të kontrolluar në rast të goditjes nga prapa dhe të zvogëlojnë përshpejtimin e trupit të udhëtarit kah pjesa e përparme. Kjo karakteristikë ndihmon në uljen e dallimit të lëvizjes së kokës dhe trupit, të cilat janë shkak i lëndimeve nga tërheqja. Si pjesë e përkushtimit të Toyota-s për hulumtime më cilësore në aspektin e sigurisë, ulëset WIL së pari janë zhvilluar me ndihmën e kompjuterit, ndërsa më vonë janë testuar në simulimet e aksidenteve të vërteta.