Provoni Toyota-n pa pagesë
Gjej një përfaqësi shitje
E-risitë
Kërko broshurën
Çmimoret dhe katalogjet
Moja Toyota

Pyetjet më të shpeshta

FAQ:

A duhet të kyçen në prizë veturat hibride që janë aktualisht në dispozicion?

Nuk ka nevojë t’i kyçni në prizë për rikarikim bateritë në Yaris, Auris, Prius dhe Prius +. Këto karikohen automatikisht gjatë ngasjes së veturës.

Çka ndodh nëse mbes pa energji gjersa jam duke kryer aktivitetet e zakonshme?

Një veturë Toyota Hybrid nuk ka nevojë të karikohet pasi që ajo e karikon veten automatikisht gjersa jeni duke ngarë automjetin. Vetura përzgjedhë përdorimin më efiçent mes motorit me benzinë dhe baterisë elektrike, duke kaluar dhe shkrirë në mënyrë të pavërejtshme nga njëri në tjetrin sipas nevojës, vetëm sigurohuni që nuk do të mbeteni pa benzinë!

A është mirëmbajtja më e shtrenjtë me një veturë hibride?

Kostoja e servisit për vetura hibride është e ngjashme me atë për cilëndo Toyota tjetër dhe mund të kryhet në cilëndo përfaqësi shitjeje në MB. Një Hybrid Health Check falas tani përfshihet me çdo shërbim servisi për vetura hibride. Mësoni më shumë këtu.

Sa shpesh duhet ndërruar bateritë në vetura hibride?

Bateritë në hibride janë të dizajnuara për të zgjatur sa edhe jetëgjatësia e automjetit. Të gjitha veturat Toyota kanë garanci 5 vjeçare.

A kam nevojë ta çoj atë në një pikë shitjeje të veçantë për të kryer servisin?

Servisimi mund të bëhet në cilëndo prej përfaqësive të shitjes Toyota në MB, janë mbi 180 në mbarë vendin.

Çfarë lehtësime tatimore mund të gëzoni për një veturë hibride?

Të gjitha modelet kualifikohen për lirim nga tatimi rrugor. Po ashtu prijmë në klasën e tatimit për vetura të kompanisë me BIK prej 10%. Më pak benzinë ​​do të thotë edhe më pak detyrime tatimore për karburantin e marrë në pompë!

Çka ndodh sa i përket sigurimeve për prishje për vetura hibride - a do të mbulohet kjo nga kompani të tilla si AA ose RAC, ose ka nevojë për kompani të specializuara?

Kompanitë që ofrojnë asistencë në rrugë janë plotësisht të trajnuara lidhur me të gjitha veturat tona, duke përfshirë hibridet, dhe ka qenë të trajnuara qysh nga viti 1997.

A do të jetë e zëvendësueshme bateria në hibride apo a do të humbasë vetura vlerën e saj / A është shumë i shtrenjtë zëvendësimi i baterisë / Diçka si një iPhone, a është shumë vështirë për t’u zëvendësuar bateria ?

Gjasat janë skajshmërisht të vogla që një bateri do të duhet të zëvendësohet. Në rastin pak të mundshëm kur një bateri e veturës hibride do të duhet të ndërrohet dhe ka skaduar garancia, kostoja është rreth £800. Kontrolli vjetor Hybrid Health Check tek një përfaqësi shitjeje Toyota është mënyra më e mirë që të siguroheni se jeni duke ruajtur shëndetin e veturës suaj për vitet që vijnë.

A është e vërtetë se materialet dhe miljet ajrore për transportimin e baterive për veturat hibride mbipeshojnë ndikimin mjedisor e mospërdorjes së karburantit gjatë ciklit jetësor të veturës?

Me një fjalë, jo. Ne përdorim procesin e njohur ndërkombëtarisht të quajtur vlerësimi gjatë ciklit jetësor. Gjatë ciklit jetësor të çdo veture, emisionet e gjeneruara nga ngasja përbëjnë rreth 90% të totalit. Prodhimi, transportimi, skrapi dhe riciklimi përbëjnë pjesën tjetër prej 10%. Prandaj, një teknologji që kursen karburant do të shënojë kursim në emisionet e përgjithshme. Pra, një Toyota Hybrid do të jetë më miqësore ndaj mjedisit se sa homologia e saj me benzinë/naftë gjatë ciklit të plotë jetësor.

Sa do të kursente në karburant një pronar tipik i veturës për çdo vit duke përdorur një veturë hibride në vend të një veture me motor standard të së njëjtës madhësi?

Është e pamundur për të dhënë krahasimin e saktë, sepse secili person ka stilin e vet të ngasjes, përdor rrugë të ndryshme, has në më shumë a më pak trafik, etj., megjithatë është me vend të pandehet se një Hybrid do të japë një kursim prej 30-40% në shpenzime ngasjeje.

E vogël, me stil, urbane apo aventureske? Provoni një nga gjashtë veturat tona hibride sot
Politika jonë E-Privatësi

Ne i përdorim cookies në faqen tonë të internetit për t’ju ofruar shërbim më të mirë.  Nëse ju jeni të kënaqur me këtë, vazhdoni ta përdorni faqen e internetit normalisht, ose mësoni si t’i menaxhoni cookies.