Eksploro karakteristikat e sigurisë

Toyota Safety Sense është standard në të gjithë modelet Camry. Sepse siguria juaj është thelbësore - nuk është thjesht një opsion.

/
/
/
Drita të gjata automatike

Dritat e gjata automatike të Shqisës së Sigurisë së Toyota-s janë projektuar për të optimizuar shikueshmërinë gjatë vozitjes natën për të gjithë përdoruesit e rrugës. Një aparat detekton dritat e automjeteve që po afrohen dhe trafikut përpara duke monitoruar ndriçimin rrugor. Kalon automatikisht mes dritave të gjata dhe të shkurtra për një vozitje më të sigurt gjatë natës.

Ndihma për shenja rrugore

Ndihma për shenjat rrugore e Shqisës së Sigurisë së Toyota-s monitoron shenjat rrugore përpara, duke shfaqur informacion të dobishëm, siç është kufiri aktual i shpejtësisë ose kufizimet e tejkalimit, me pamje të qartë në ekranin e ri TFT me ngjyra të konsolës. Sistemi ofron edhe një paralajmërim vizual dhe akustik nëse nuk e respekton shenjën rrugore.

Sistemi Pre-Collision me zbulimin e këmbësorëve

Sistemi Pre-Collision i Shqisës së Sigurisë së Toyota-s me zbulimin e këmbësorëve kombinon një radar me valë milimetër me një kamerë për të zbuluar automjete të tjera në rrugën përpara. Kur zbulohet mundësia e përplasjes, vozitësi alarmohet me paralajmërime audio dhe vizuale, dhe aktivizohet asistenca e frenimit. Nëse vozitësi nuk frenon me kohë, frenat angazhohen automatikisht për të parandaluar ose zbutur një përplasje. Përveç zbulimit të automjeteve, gjithashtu është i mundur zbulimi i hershëm i këmbësorëve.

/
/
/
Kontroll Adaptiv i Vozitjes me spektër të plotë

Kontroll Adaptiv i Vozitjes me spektër të plotë i Toyota Safety Sense mundëson që makina të mbajë një shpejtësi të vazhdueshme pa përdorimin e pedalit të gazit, duke mbajtur një distancë minimale të paracaktuar nga automjeti përpara. Nëse kjo distancë bie, sistemi redukton shpejtësinë për të ruajtur distancën midis makinës dhe automjetit përpara, duke aplikuar frenat dhe duke ngadalësuar nëse është e nevojshme. Nëse distanca rritet, makina do të fillojë përshpejtimin sipas nevojës, derisa rrjedha e trafikut të lejojë një kthim në shpejtësinë e parazgjedhur. Ju lutem vini re se ky funksion është i disponueshëm vetëm në automjetet me transmision automatik.

Alarm i Daljes nga Korsia me Kontrollin Drejtues

Duke përdorur një kamera për të zbuluar shenjat e korsisë në rrugën përpara, Alarm i Daljes nga Korsia i Toyota Safety Sense do të paralajmërojë vozitësin me paralajmërime zanore dhe vizuale nëse automjeti fillon të devijojë nga kursia pa u përdorur sinjali i kthimit. Kontrolli drejtues aplikon forcën korrektuese në rast të largimit të paqëllimshëm nga korsia.

Politika jonë E-Privatësi

Ne i përdorim cookies në faqen tonë të internetit për t’ju ofruar shërbim më të mirë.  Nëse ju jeni të kënaqur me këtë, vazhdoni ta përdorni faqen e internetit normalisht, ose mësoni si t’i menaxhoni cookies.