1. New Cars
  2. AWDi Hybrid

UDHËTONI ME LUMTURI

Shijoni tërheqjen plotësuese kur ju duhet të ballafaqoheni me rrugën përpara. Pra, kur gjërat vështirësohen, mund të vazhdoni tutje me besim. Motori i fuqishëm hibrid ofron efikasitet të shkëlqyer të karburantit dhe jep performancën më të mirë në CO₂ në kategori. E ndërtuar për ta tejkaluar mërzinë e udhëtimit për udhëtimet më të gjata, Corolla Cross kujdeset për gjërat e vështira, ashtu që të mund të përqendroheni në atë që ka rëndësi.

Ngasje pa stres

Projektuar për një baraspeshë fuqie dhe praktike, Corolla Cross Hybrid është e përkryer për bartjet drejt shkollës, fundjavat familjare dhe gjithçka tjetër. Me sistemin e jashtëzakonshëm të shtytjes me 4 rrota, si dhe efikasitet të rritur të karburantit, e gjithë familja mund të shijojë udhëtimin pa stres, kudo që shkohet. Gëzoni siguri të plotë, pavarësisht nga moti, si dhe shijoni performancën tejet agjile e reaguese prapa timonit, falë sistemit hibrid të gjeneratës së pestë të Toyota-s. Veturë terreni efikase, ndërtuar për prakticitetin e jetës familjare.

Kënaquni me udhëtimin

Brenda Corolla Cross-it tuaj, secili pasagjer do të gëzojë stabilitet dhe rehati maksimale në udhëtim, falë amortizimit të pasmë me disa boshte. Shijoni performancën e shkëlqyer të manipulimit të veturës, ku secila gropë në rrugë bëhet më e përballueshme. Lartësia nga toka ofron pozicion më të lartë ngasjeje, ashtu që gjithmonë do të keni shikueshmëri maksimale mbi rrethinën tuaj. Pavarësisht nëse manipuloni brenda qytetit apo dilni në shtigje pak të shkelura, me të vegjlit tuaj prapa - ju arrini në destinacionin tuaj të qetë dhe të sigurt me Corolla Cross.

Si funksionon?

Falë teknologjisë sonë të re hibride të gjeneratës së 5-të, Corolla Cross është hibridi ynë më i avancuar deri më tani. Duke funksionuar në të njëjtën mënyrë si një automjet konvencional, hibridët ofrojnë efikasitet karburanti që është i pari në kategori, pa u shqetësuar kurrë për gjatësinë e udhëtimit. Rimbushni karburantin si zakonisht, e duke qenë që hibridët e Toyota-s mbushen vetë, nuk keni nevojë t'i kyçni në rrymë për të rimbushur bateritë e tyre. Nuk është kjo e gjitha. Përdorni frenimin rigjenerues për të ruajtur energjinë elektrike për më vonë, gjatë frenimit ose ndalimit.