Pak kamioneta janë aq krenare të bartin baltën apo rërën mbi karroceri si Hilux-i. Dizajni i tij i ashpër është krijuar që të duket më së miri në çdo punë, sfidë apo shëtitje - flakë e nxehtë ose mot me akull, asgjë nuk mund ta befasojë Hilux-in.
Hilux sfidon perceptimin e fuqisë me 2.4 litra D-4D që performon shkëlqyeshëm, falë teknologjisë së re të momentit rrotullues, i cili rrit në masë dramatike momentin rrotullues në shpejtësi të ulëta dhe të mesme, bashkë me një përshpejtim të paparë.
Kjo kamionetë vlen për mbështjelljen cilësore, por edhe materiale atraktive e të qëndrueshme, të kombinuara me teknologjinë më të fundit për të maksimizuar rehatinë tuaj. Një kontroll elektronik i klasit të parë për të reduktuar shtrirjen dhe përdredhjen e shasisë që siguron ngasje aq të rrjedhshme si në një SUV premium.