Provoni Toyota-n pa pagesë
Gjej një përfaqësi shitje
E-risitë
Kërko broshurën
Çmimoret dhe katalogjet
Fushata e servisimit preventiv
Siguria juaj është më e rëndësishmja për ne
  • Realizimi i fushatës së servisimit preventiv është falas për ju

Ashtu siç mund ta dini, cilësia e automjeteve është prioriteti më i madh i Toyota-s. Ne vazhdimisht përcjellim performancën e automjeteve tona që janë në qarkullim, përmes burimeve të shumta. Ndonjëherë zbulojmë se ndonjë përbërës ose sjellje e caktuar nuk i plotëson standardet tona strikte të cilësisë. Në këto raste, për të arritur sigurinë dhe besueshmërinë e plotë të automjeteve, Toyota fillon fushatat e servisimit preventiv, të cilat kryhen nga partnerë të autorizuar të Toyota, e që janë plotësisht falas për ju. Sigurohuni që automjeti juaj të jetë i përfshirë në njërën prej fushatave të servisimit preventiv të Toyota-s dhe silleni automjetin tuaj në gjendje të përsosur.

PROCEDURA
  1. Përdorni opsionin "Kontrolli i automjetit tuaj"
    Vendosni numrin tuaj të shasisë për të kontrolluar nëse automjeti juaj është i mbuluar nga një fushatë e servisimit preventiv ose regjistrohuni në portalin MyToyota.
  2. Caktoni termin për paraqitje në servis
    Caktoni terminin online, në mënyrë që të përzgjedhni sa më lehtë partnerin e Toyota-s dhe datën që ju përshtatet më së shumti.
  3. Silleni automjetin tuaj për kontroll dhe riparime eventuale
    Partneri i Toyota-s do të kujdeset për automjetin tuaj sa më shpejt të jetë e mundur.
Kontrolli i automjetit tuaj

Kontrolloni nëse automjeti juaj është i përfshirë në fushata të servisimit preventiv, si në vijim: vendosni numrin tuaj të shasisë në opsionin "Kontrolloni automjetin tuaj", regjistrohuni në portalin MyToyota ose kontaktoni ndonjë partner të autorizuar të Toyota-s.

Toyota juaj

Kontrolloni nëse Toyota juaj është përfshirë në fushatat e servisimit preventiv.

Empty field
Me keqardhje nuk mund ti gjejme te dhenat e vetures tuaj ne data bazen tone.

Kontrolli për fushaten e servisimit preventiv nuk mund të identifikojë automjetin tuaj. Ju lutemi kontaktoni një përfaqesusin lokal te Toyota i cili mund të kontrollojë statusin e automjetit tuaj.

Kontroll i pasaktë në sistemin automatik

Para se të kontrolloni numrint tuaj te Shasise/ VIN, duhet të sigurohemi që nuk është një sistem automatik. Të lutem shëno kutnë e poshtme.

Te dhenat gabim

Diçka nuk ishte në rregull gjatë kërkesës tënde. Ju lutem provoni përsëri më vonë ose kontaktoni shitësin tuaj lokal Toyota i cili mund të kontrollojë statusin e automjetit tuaj

Para se të filloni, ju rekomandojmë që të përgatitni informatat vijuese:

Numrin e shasisë (numri i identifikimit të automjetit - VIN)

është një varg me 17 karaktere i përbërë nga numra dhe shkronja, që përdoret për të identifikuar automjetet motorike në mënyrë unike. Numri i shasisë mund të gjendet në veturë ose në librezën e regjistrimit. VËREJTJE: Shkronjat I, O dhe Q nuk përdoren në numrat e shasisë.

Podaci o vozilu

Da li je ovo vaša Toyota?

  • VIN:
  • Year:
  • Model:
  • Engine:
  • Transmission:
Your vehicle image
Confirmation
  • VIN:
  • Year:
  • Model:
  • Engine:
  • Transmission:

Automjeti me numrin e shasise/VIN u gjet dhe përfshihet në kampanjnen e shërbimit parandalues. Kontrolla dhe riparimi ne këtë kampanje të servisit parandalues janë pa pagesë. Për çdo pyetje shtesë, ju lutemi të kontaktoni partnerin tuaj më të afërt të autorizuar Toyota.

Na vjen mire që të ju konfirmojme se Toyota juaj nuk është perfshire nga ndonjë kampanje specilae te servisit, kështu që nuk kërkohet veprim i mëtejshëm.

Nëse keni pyetje shtesë ju lutem kontaktoni partnerin tuaj më të afërt të autorizuar Toyota ose na shkruani info@autotrade-ks.com.

Pyetjet më të shpeshta

Çfarë mund të bëj nëse kam marrë një njoftim për fushata të servisimit preventiv por nuk jam më pronari i një automjeti Toyota?

Nëse keni pranuar njoftim për ndonjë automjet dhe nuk jeni më pronari i tij, luteni të na njoftoni me e-mail në info@toyota-kosovo.com.

A mund të riparohet automjeti im nga një mekanik ose punëtori e paautorizuar?

Jo, fushatat e servisimit preventiv kryhen brenda rrjetit të autorizuar Toyota në përputhje me standardet e cilësisë dhe të sigurisë së Toyota-s.

Sa zgjat riparimi gjatë fushatës së servisimit preventiv?

Kohëzgjatja e riparimit varet nga lloji i fushatës së servisimit preventiv. Partneri juaj i autorizuar i Toyota-s do t'ju ofrojë të gjitha informatat e nevojshme kur rezervoni terminin tuaj.