Pjesë origjinale

Pjesët Toyota ruajnë cilësinë dhe garantojnë performancë të gjatë për veturën tuaj Toyota.

Për qetësi mendore që vjen me siguri 100%, ne rekomandojmë përdorimin e pjesëve origjinale Toyota. Çdo pjesë origjinale Toyota miratohet nga ekipi inxhinerik që ka krijuar automjetin tuaj. Këto pjesë janë:
  • Dizajnuar enkas për automjetin tuaj.
  • I nënshtrohen standardeve të përpikta të Toyota sa i përket cilësisë dhe besueshmërisë.
  • Vijnë me garanci të plotë Toyota (minimum 12 muaj).
  • Përshtaten vetëm nga teknikët e specializuar. 

Reputacioni Toyota për cilësi është ndërtuar në bazë të dizajnit, prodhimit dhe ngasshmërisë së jashtëzakonshme të veturave tona. Kjo vlen edhe për pjesët tona origjinale. Ato janë bërë nga materiale cilësore dhe janë prodhuar sipas të njëjtave standarde të larta si edhe pjesë me të cilat është pajisur vetura juaj gjatë prodhimit. Për më tepër, ne do të jemi në afërsi gjithmonë për të ofruar të gjitha pjesët dhe mirëmbajtjen që ju nevojitet.

Për siguri, performancë dhe qetësi mendore, zgjedhni pjesët origjinale Toyota. Në dispozicion ekskluzivisht nga përfaqësia e juaj e autorizuar nga Toyota.

/
Rezervoni një servis tani me 5 hapa të thjeshtë online

LEXONI MË SHUMË

Poçat Optibright & Optiblue Poçat Optibright & Optiblue Toyota ProTect është një mënyrë e re revolucionare për t’ia dhënë veturës suaj një shkëlqim të sallës së ekspozitave që zgjat gjatë.