Jeta është e lehtë në një hibrid, vetëm futesh brenda dhe e nget
Ndoshta tingëllojnë si të komplikuara, por në fakt veturat tona hibride janë dizajnuar për të qenë sa më të lehta që është e mundur për ngasje. Kur ju e prekni butonin për ndezje nuk ka asnjë zhurmë, vetëm një sinjal që jeni gati! Dhe pasi sistemi hibrid e kontrollon vetveten, dhe të gjitha veturat hibride janë automatike, ju vetëm e vendosni ndërruesin e shpejtësive në Drive dhe gëzoni fuqi ngasjeje të patrazuar në çdo udhëtim.
