Kalo te përmbajtja kryesore (Press Enter)

Toyota Professional

Ne u ofrojmë bizneseve produktet dhe shërbimet që iu nevojiten për të qenë në lëvizje. Zbuloni më shumë se si ne mund të ndihmojmë biznesin tuaj.
01

Mbështetni nevojat e biznesit tuaj

Ofrojmë një gamë të veçantë të produkteve, automjeteve komerciale dhe shërbimeve për të mbështetur nevojat e biznesit tuaj me siguri më të madhe.
02

Më shumë se një automjet komercial

Ne i ndërtojmë themelet tona mbi parimet e cilësisë, kujdesit dhe rehatisë së plotë mendore. Toyota Professional është një partner tek i cili mund të mbështeteni.
03

Veglat e duhura për punën e duhur

Gjithmonë do të përpiqemi të gjejmë veglat më të duhura për punën e duhur dhe të ofrojmë një nivel shërbimi që nuk ju zhgënjen kurrë.

Hulumtoni Toyota Professional

Në Toyota Professional, na keni gjithmonë në krah juve. Ne e kuptojmë se automjeti juaj është thelbësor për biznesin tuaj dhe ne gjithmonë do të bëjmë çmos për t'ju mbajtur në lëvizje. Gama jonë e veçantë e produkteve dhe shërbimeve qëndron në dispozicion për të ndihmuar biznesin tuaj duke ofruar performancën më të mirë dhe kapacitet më të madh të ngarkesës për këtë klas të automjeteve

Si mund t'ju ndihmojnë shërbimet tona?

Nëse jeni duke kërkuar furgona për hotelieri, sigurime, shërbime ekspres ose ndihmë rrugore - Toyota Professional është partneri juaj i biznesit për automjete të lehta komerciale (LCV). Gama jonë e plotë e shërbimeve qëndron në dispozicion për t'iu përgjigjur të gjitha nevojave të biznesit tuaj.

Toyota Relax

Garancia Toyota Relax i siguron çdo biznesi rehati që mund t'i besoni. Ne krenohemi për cilësinë dhe besueshmërinë e automjeteve tona, prandaj çdo Toyota e re dhe e përdorur vjen me një garanci 3-vjeçare nga prodhuesi, pasuar nga një garanci shtesë prej 12 muajve / 15.000 km, me çdo shërbim*. Deri në 10 vjet ose 185.000 km, cilado që të vijë e para. Kështu që mund të relaksoheni duke ditur se ju dhe biznesi juaj jeni në duar të sigurta.

Toyota Relax

Ndihma rrugore

Në Toyota, ne i bëjmë automjetet tona të jenë sa më të besueshme të jetë e mundur. Por prapë mund të paraqiten probleme, posaçërisht kur kemi të bëjmë me mot të keq ose kushtet e këqija në rrugë. Për fat të mirë, Asistenca Rrugore Toyota është në dispozicion për ju dhe biznesin tuaj 24/7 - si brenda ashtu edhe jashtë vendit. Kjo mbulon asistencën në rast të prishjes, rikuperimin e automjetit dhe akomodimin në hotel nëse ju nevojitet.

Ndihma rrugore

Partneri juaj i sigurimit

Ne kemi një gamë të zgjidhjeve për sigurimin, të përshtatura për ju dhe për nevojat e biznesit tuaj. Si partneri më i mirë i sigurimit për automjetet komerciale, ne ofrojmë stacion me një ndalesë për trajtimin profesional të dëmeve, riparimeve cilësore dhe më shumë. Shijoni rehatinë e skajshme të mendjes dhe ndërprerjen minimale të biznesit tuaj.

Partneri juaj i sigurimit