Kalo te përmbajtja kryesore (Press Enter)
Zgjidhni

CAKTIMI TERMINIT

Të shkosh në servis te partneri i autorizuar i Toyota-s garanton cilësi të lartë të shërbimit dhe njohje të plotë të automjetit tuaj.

Rregulli i përgjithshëm është që automjeti të servisohet një herë në vit ose cdo 15 000 km, cila vjen e para (kontrolloni automjetin tuaj tek partneri juaj i autorizuar).

Ne duam t’ju lehtësojmë rezervimin e servisimit të rregullt ose të ndërrimit të gomave, prandaj ofrojmë rezervim përmes faqes së internetit të Toyota që mund ta bëni 24 orë në ditë, 7 ditë në javë. Mund të kontrolloni në mënyrë të thjeshtë terminet e disponueshme për servis dhe të zgjidhni atë që ju përshtatet më së miri. Kjo ofron fleksibilitet, shkurtim dhe thjeshtim të kohës së rezervimit.

  • Përparësitë e e‑terminit për servis

    • në dispozicion 24/7
    • rezervim i lehtë dhe i shpejtë
    • zgjedhje e datës dhe orës së dëshiruar për servis
    • konfirmim i menjëhershëm rezervimi përmes e‑mail-it
    • transparencë
    • mundësi për zgjedhje të opsioneve shtesë për automjetin tuaj

Si të caktoni?
Mund të rezervoni servisin duke klikuar në butonin "e-termini për servis", përmes aplikacionit MyToyota ose përmes një SMS-i që përmban lidhje direkte me faqen tonë të internetit.

Në SMS-in e dërguar, disa fusha janë tashmë të mbushura, pasi partneri juaj i autorizuar i Toyota-s tashmë ka të dhënat tuaja personale në sistem.

 

Si funksionon e‑termini për servis
Në videon më poshtë mund të shihni se si të rezervoni termin servisi në mënyrë të thjeshtë dhe të shpejtë.

Toyota Relax

Me servisimin e rregullt të automjetit në servis të autorizuar Toyota, përfitoni garancion një-vjeçar "Toyota Relax" * i cili zgjatet deri në 10 vjet moshë të automjetit ose 200 000 km (cila vjen e para).
Lexoni më shumë

PYETJET MË TË SHPESHTA

Mund të caktoni përmes faqës sonë të internetit, aplikacionit MyToyota ose direkt përmes SMS-it që ju dërgojmë disa ditë përpara rezervimit të nevojshëm për servis.

Numri shasisë (VIN) mund të gjendet në lejen e qarkullimit të automjetit, nën emërtimin “Numri identifikues i automjetit” (rubrika E).

Tregon kohën kur duhet të sillni automjetin në servis. Këshilltari i servisit do t’ju presë në servis për të marrë automjetin nga ju.

Tregon kohën kur automjeti juaj do të jetë gati për t’u marrë nga servisi.

Automjeti juaj do të servisohet brenda intervalit të zgjedhur kohor – midis kohës kur e lini dhe kur e merrni nga servisi.

Pas rezervimit online, do të merrni një konfirmim përmes e‑mail-it. Mund ta ndryshoni rezervimin përmes e‑mail-it, për shembull të ndryshoni datën ose ta anuloni rezervimin.

Jo. Mund të rezervoni edhe ndërrimin e gomave ose një nga opsionet shtesë (p.sh. dezinfektim i sistemit të ajrit, e-care, etj.). Mund të zgjidhni më shumë opsione njëherësh.
*Më shumë detaje për garancionin Toyota Relax mund t’i gjeni te partneri i autorizuar Toyota ose në kushtet e përgjithshme.