1. Terms of use

RREGULLORJA E FAQES

TOYOTA

Me qasjen tuaj në ueb faqen e Toyota-s dhe shfrytëzimin e saj, ju pranoni këtë rregullore pa kufizim apo kualifikim. Prandaj, qasja juaj në ueb faqen e Toyota-s i nënshtrohet kësaj rregulloreje, si dhe të gjitha ligjeve në fuqi.

Të gjitha të drejtat e rezervuara; Copyright © Toyota Adria d.o.o.

Përmbajtja

Faqja Toyota përmban informata mbi prodhimet e Toyota-s dhe mbi programet promovuese të Toyota-s. Produktet e Toyota-s të përshkruara në këtë faqe janë në ofertë për shitje vetëm në Evropë dhe vetëm nga përfaqësues dhe servise të autorizuara të Toyota-s. Programet promovuese të përshkruara në këtë faqe janë në dispozicion vetëm në vendet të cilave iu referohen programet promovuese.

E gjithë përmbajjta në këtë faqe është vetëm e karakterit informues. Kjo faqe nuk duhet të shfrytëzohet dhe as të konsiderohet si zëvendësim i informatave të cilat janë në dispozicion tek përfaqësuesit dhe serviset e autorizuar të Toyota-s. Informatat në këtë faqe nuk iu nënshtrohen obligimeve ligjore të publikimit dhe nuk përmbajnë ofertë për shitje.

Edhe pse TME bën të gjitha përpjekjet të sigurohet që informatat në këtë faqe të jenë të sakta, nuk mund të garantohet saktësia e plotë dhe TME nuk merr përsipër përgjegjësinë për saktësinë, tërësinë apo vërtetësinë e çfarëdo informate në këtë faqe. Kjo faqe dhe të gjitha informatat dhe materialet në të jepen “ashtu siç janë” pa garanca të çfarëdo qoftë lloji.

TME ruan të drejtën që në çfarëdo kohe dhe pa paralajmërim të ndryshojë të dhënat mbi modelet, pajisjet, specifikacionet dhe disponueshmërinë.

Çmimet e prodhimeve të Toyota-s

Informatat për çmimet e vendosura në këtë faqe të Toyota-s apo të siguruar përmes saj janë vetëm të karakterit informativ dhe nuk përmbajnë ofertë për shitjen e produkteve të Toyota-s, dhe as nuk paraqesin detyrim për përfaqësues dhe servise të autorizuara të Toyota-s. Blerja e çfarëdo produkti të Toyota-s i nënshtrohet kushteve të kontratës individuale të shitjes.

Shfrytëzimi i teknologjisë “Cookie”

TME përdor “cookie” e cila i mundëson TME-së të ndjek gjurmët që ju keni lënë në ueb faqen e Toyota-s dhe kështu t’i ndihmojë TEM-së t’i regjistrojë aktivitetet e shfrytëzuesve të Toyota-s në mënyrë që të avancojë dhe të përmirësojë faqen e Toyota-s, në mënyrë që ajo të jetë sa më e dobishme për ju. Përmes kësaj teknologjie, TME nuk regjistron informata lidhur me shfrytëzuesit individual, prandaj informatat për ju personalisht nuk do të ruhen dhe as të shfrytëzohen. Luteni të keni parasysh që mund të rregulloni shfletuesin tuaj që të mos pranojë “cooke” dhe t’ju paralajmërojë nëse dërgohen “cookie”.

Shfrytëzimi i konfiguruesve të automjeteve

Konfiguruesi i automjeteve është mjeti mbështetës për promovim të produkteve të Toyota-s. Informatat e dhënë përmes konfiguruesit të automjeteve janë vetëm të karakterit informues. TME nuk garanton saktësinë, tërësinë dhe vërtetësinë e fotografive apo dukjen e produkteve të Toyota-s të paraqitur në konfiguruesin e automjetit në raport me fotografitë apo dukjen e produkteve të Toyota-s në realitet.

Vendosja e të dhënave personale

Të gjitha të dhënat personale të cilat i ofroni TME-së përmes faqes së Toyota-s, do të përdoren nga Toyota vetëm me qëllim të përmirësimit të shërbimeve të Toyota-s ndaj juve, përfshirë edhe për qëllime të marketingut. TME ndërmerr të gjitha masat përbrenda mundësive të saj që të sigurojë qasje të sigurt, dhe në përputhje me natyrën e këtyre të dhënave dhe me ligjet e aplikueshme për mbrojtjen e të dhënave në Evropë.

TME nuk do t’i bart të dhënat tuaja palëve të treta, përveç atyre në kuadër të rrjetit të distribucionit të Toyota-s. Të dhënave tuaja personale mund t’iu qaseni, t’i ndryshoni dhe t’i shfrytëzoni në çdo kohë.

TME është e vetëdijshme mbi natyrën e ueb faqes si një medium i cili përdoret nga individët për të marrë informata kthyese apo për të vendosur të dhëna lidhur me ueb faqen e Toyota-s dhe do të ndërmerr të gjitha masat në mënyrë që këto t’i merr parasysh, varësisht prej nevojës dhe rastit. TME nuk merr përgjegjësinë as obligimin ligjor për asgjë në lidhje me të dhënat e tilla të vendosura dhe ruan të drejtën që të largojë të dhënat e tilla nga ueb faqja pa arsyetim apo paralajmërim.

Paralajmërim lidhur me të drejtat autoriale, pronësinë industriale apo intelektuale

E tërë përmbajtja e kësaj ueb faqeje është e mbrojtur me të drejtat e pronësisë industriale dhe intelektuale. Informatat, teksti, fotot dhe grafikët në këtë ueb faqe mund të përdoren vetëm për qëllimet tuaja personale, jo-komerciale dhe nuk mund të riprodhohen, korrigjohen, barten, licencohen apo botohen, tërësisht apo pjesërisht, për çfarëdo qoftë qëllimi, përveç për shikim, pa pëlqim paraprak me shkrim nga TME.

Përdorimi i kufizuar i fotografive nga ueb faqja zyrtare e Toyota-s

TME është i vetëdijshëm për natyrën e ueb faqeve të internetit si mediume për ofrimin e informatave dhe u lejon individëve të riprodhojnë fotografitë nga ueb faqja e Toyota-s pas kërkesës së parashtruar tek administratori i ueb faqes së Toyota-s në emailin info@toyota.rs. Për informatën tuaj, kriteret sipas të cilëve kërkesa juaj do të miratohet janë, ndër të tjera:

 

  • ueb faqja është jo-profitabile.
  • ueb faqja jep pasqyrë pozitive për brendin e Toyota-s dhe produktet e saj.
  • ueb faqja nuk përmban materialet e pahijshme apo ilegale.
  • fotografitë mbesin të pandryshuara (nuk ka tekste shtesë në fotografi, nuk është aplikuar ri-ngjyrosja e fotografive, ndryshimi apo deformimi i ngjyrave, etj.). Mund të riprodhohen vetëm fotografitë të cilët shfaqin produkte të prodhuara nga Toyota. Organizimi dhe pamja vizuele e Toyota-s nuk mund të riprodhohen.
  • Numri i fotografive të cilët riprodhohen është i arsyeshëm dhe në përputhje me përmbajtjen e ueb faqeve të klubit të tifozëve.
  • Pronari i të drejtave autoriale shenjëzohet si: 'Copyright © Toyota Adria d.o.o.'.
  • Burimi i fotografive të jetë i shenjëzuar me linkun në ueb faqen e Toyota-s.
  • Me shfrytëzimin e fotografive, individët apo organizatat pranojnë kushtin që TME t’i kontaktojë, në mënyrë që të vendoset linku nga faqja e Toyota-s në faqen e tyre.
  • Paralajmërim lidhur me të drejtat autoriale, pronësinë industriale apo intelektuale
  • Prezantimi dhe e tërë përmbajtja e kësaj ueb faqeje (përfshirë edhe kodin e ueb faqes) janë të mbrojtur me të drejtat e pronësisë industriale dhe intelektuale. Informatat, teksti, fotot, kodi dhe grafikët në këtë ueb faqe mund të përdoren vetëm për qëllimet tuaja personale, jo-komerciale dhe nuk mund të riprodhohen, korrigjohen, barten, licencohen apo botohen, tërësisht apo pjesërisht, për çfarëdo qoftë qëllimi, përveç për shikim, pa pëlqim paraprak me shkrim nga TME.
Markat tregtare

Të gjitha markat tregtare, shenjat dhe shenjat e servisimit që gjenden në ueb faqe janë pronësi e Toyota Motor Corporation, TME-së, apo palëve të treta. Ndalohet shfrytëzimi, shkarkimi i përhershëm, kopjimi apo distribuimi në çfarëdo qoftë mënyrë i tyre pa lejen e shkruar nga Toyota Motor Corporation, TME apo nga palët e treta, nëse ka të tilla.

Hiper linqet

Ueb faqja e Toyota-s mund të përmbajë hiper linqe tek faqet tjera të internetit, të cilat janë tërësisht të pavarur nga kjo ueb faqe. TME nuk garanton saktësinë, tërësinë apo vërtetësinë e informatave të gjenden në cilin do prej këtyre linqeve apo ueb faqeve të tjera dhe qasja tek çfarëdo faqeje përmes linkut në ueb faqen e Toyota-s është në rrezikun tuaj personal.

Kufizimi i përgjegjësisë ligjore

TME shprehimisht nuk merr kurrfarë përgjegjësive ligjore për dëmet direkte, indirekte, të paqëllimshme, shkakore apo dëmet speciale të cilat janë shkaktuar në çfarëdo qoftë mënyrë në lidhje me qasjen tuaj në ueb faqen e Toyota-s, përfshirë edhe çfarëdo humbjeje apo dëmi shkaktuar nga viruset të cilat mund të kenë prekur pajisjet tuaja kompjuterike apo nga të bazuarit në informata të marrë nga ueb faqja e Toyota-s.

Azhurnimi i rregullores

TME ruan të drejtën që në çdo kohë të azhurnojë këtë rregullore, sipas nevojës, dhe me këtë ju ftojmë që të vizitoni faqen tonë dhe të shfletoni rregulloren sa herë që vizitoni këtë faqe.

Komentet e pranuara

Me ofrimin e komenteve në ueb faqen e Toyota-s pranoni që Toyota të ruajë të drejtën diskrecionale që të ndryshojë, t’i vendosë komentet pa pagesë apo edhe të mos vendosë komentet e pranuara në këtë ueb faqe të Toyota-s. Toyota nuk merr kurrfarë përgjegjësie lidhur me përmbajtjen e porosive të postuara në këtë ueb faqe të Toyota-s.

Modelet e Toyota-s

Pajisjet në automjet dhe disponueshmëria e saj varen nga kushtet lokale (disa automjete të shfaqura mund të përmbajnë pajisje të cilat nuk janë pjesë e pajisjeve standarde; shih çmimoren dhe specifikat e pajisjeve për më shumë informata). Të gjitha informatat e këtij lloji mund të merren nga partneri i autorizuar i Toyota-s. Çmimet e cekura janë të karakterit informativ. Ne ruajmë të drejtën e ndryshimit të çmimeve dhe specifikacioneve pa paralajmërim paraprak. Çmimet e pajisjeve shtesë janë çmimet e rekomanduara, ndërsa për çmimin përfundimtar të automjetit me opsione, luteni të kontaktoni partnerin e autorizuar të Toyota-s.