Zgjidhni

Fushata e servisimit preventiv

Siguria juaj është më e rëndësishmja për ne •Realizimi i fushatës së servisimit preventiv është falas për ju • A courtesy car will be provided if needed.

Ashtu siç mund ta dini, cilësia e automjeteve është prioriteti më i madh i Toyota-s. Ne vazhdimisht përcjellim performancën e automjeteve tona që janë në qarkullim, përmes burimeve të shumta. Ndonjëherë zbulojmë se ndonjë përbërës ose sjellje e caktuar nuk i plotëson standardet tona strikte të cilësisë. Në këto raste, për të arritur sigurinë dhe besueshmërinë e plotë të automjeteve, Toyota fillon fushatat e servisimit preventiv, të cilat kryhen nga partnerë të autorizuar të Toyota, e që janë plotësisht falas për ju. Sigurohuni që automjeti juaj të jetë i përfshirë në njërën prej fushatave të servisimit preventiv të Toyota-s dhe silleni automjetin tuaj në gjendje të përsosur.

PROCEDURA

1.Përdorni opsionin "Kontrolli i automjetit tuaj"

Vendosni numrin tuaj të shasisë për të kontrolluar nëse automjeti juaj është i mbuluar nga një fushatë e servisimit preventiv ose regjistrohuni në portalin MyToyota.

2. Caktoni termin për paraqitje në servis

Caktoni terminin online, në mënyrë që të përzgjedhni sa më lehtë partnerin e Toyota-s dhe datën që ju përshtatet më së shumti.

3. Silleni automjetin tuaj për kontroll dhe riparime eventuale

Partneri i Toyota-s do të kujdeset për automjetin tuaj sa më shpejt të jetë e mundur.

Kontrolli I automjetit tuaj

Kontrolloni nëse automjeti juaj është i përfshirë në fushata të servisimit preventiv, si në vijim: vendosni numrin tuaj të shasisë në opsionin "Kontrolloni automjetin tuaj", regjistrohuni në portalin MyToyota ose kontaktoni ndonjë partner të autorizuar të Toyota-s.

Pyetjet më të shpeshta

Nëse keni pranuar njoftim për ndonjë automjet dhe nuk jeni më pronari i tij, luteni të na njoftoni me e-mail në info@toyota-kosovo.com.

Jo, fushatat e servisimit preventiv kryhen brenda rrjetit të autorizuar Toyota në përputhje me standardet e cilësisë dhe të sigurisë së Toyota-s.

Kohëzgjatja e riparimit varet nga lloji i fushatës së servisimit preventiv. Partneri juaj i autorizuar i Toyota-s do t'ju ofrojë të gjitha informatat e nevojshme kur rezervoni terminin tuaj.