Të gjitha shifrat për mpg dhe CO2 të përmendura janë nxjerrë nga rezultatet e testeve laboratorike të rregulluara zyrtarisht nga BE-ja. Këto ofrohen për të mundësuar krahasimet midis automjeteve dhe mund të mos reflektojnë përvojën tuaj të saktë në vozitje
Me lartësinë e tij nga toka, si dhe një pozite më të lartë të vozitjes, Yaris Cross kompakt ju jep vetëbesimin për t’u ballafaquar me qytetin me rregullat e juaja. Me tërheqje inteligjente në të gjitha rrotat poshtë jush, e brendësi që është e gjerë dhe shumë fleksibile, që shkëlqen në kuptimin e kërkesave të përditshme, vetura ju mban gjithmonë në lëvizje.
Me kombinimin unik të Hibridit dhe tërheqjes inteligjente me të gjitha rrotat, do të ndiheni të pandalshëm me Yaris Cross. Sistemi i tij hibrid vetë-mbushës ofron performancë dhe efikasitet të pamposhtur në klasën e tij, ndërsa sistemi AWD-i ofron kontroll sigurues në vozitjet e përditshme, por edhe sipërfaqe të rrëshqitshme.
Me Toyota Smart Connect, stresi largohet nga secili udhëtim. Një ekran i ri me prekje 9" HD ofron qasje në navigim të lidhur me “cloud” me gjërat që ndodhin në rrugë, por edhe me integrimin e telefonave të mençur pa kabllo, duke përfshirë Apple CarPlay™ dhe Android Auto™. Tek Yaris Cross, komoditetin e kontrollin e keni në majë të gishtave.
Që nga dizajni i sofistikuar tek brendia e gjerë, eksploroni mënyrat se si Yaris Cross ju mundëson të jetoni në dinamikën që ju zgjedhni.