Provoni Toyota-n pa pagesë
Gjej një përfaqësi shitje
E-risitë
Kërko broshurën
Çmimoret dhe katalogjet
Moja Toyota

WWF dhe Toyota lidhin partneritet global

i bashkuan forcat për projektin “Pyjet e gjalla të Azisë” (“Living Asian Forest”) dhe për ndryshimet klimatike

WWF dhe korporata Toyota sapo kanë nëshkruar kontratën pesë vjeçare me qëllim të përshpejtimit të procesit të tranzicionit kah qëndrueshmëria. Përmes partneritetit në fjalë, organizatat do të punojnë së bashku për të promovuar ruajtjen e biodiversitetit, ngritjen e vetëdijes ekologjike dhe përshpejtimin e përparimit kah një shoqëri “pa karbon”.

Toyota dhe WWF
Toyota është kompania e parë në industrinë automobilistike dhe kompania e parë japoneze e cila ka nënshkruar marrëveshjen - Partneriteti i parë korporativ me WWF-në. Marrëveshja ka hyrë në fuqi më 1 korrik 2016.
Si pjesë e këtij partneriteti, Toyota do të mbështesë Projektin e rigjallërimit të pyjeve të Azisë, serinë e re të aktiviteteve të reja apo ekzistuese të WWF-së me synim ruajtjen e pyjeve tropikale dhe kafshëve të egra në Azinë juglindore. Projekti do të realizohet në vendet e rëndësishme të WWF-së në Borne (Kalimantan) dhe Sumatra në Indonezi. Në të ardhmen, projekti do të zgjerohet në regjionin e Mekongos së madhe.
/
Fokusi i projektit
Gjithashtu, projekti do të përqendrohet në rritjen e qëndrueshmërisë së resurseve natyrore, siç janë druri, celuloza, letra, vaji i palmave dhe kauçuku natyror. Prodhimtaria dhe konsumi jo i qëndrueshëm i këtyre prodhimeve janë ndër shkaqe kryesore për prerjen e pyjeve dhe rritjen e kërcënimit për speciet e rrezikuara në këtë regjion.
Toyota do të jep një donacion për 1 milionë dollarëve për Projektin e rigjallërimit të pyjeve të Azisë në vitin 2016 dhe do të vazhdojë të ofrojë mbështetje projektit në 5 vitet e ardhshme. Mbështetja synon të bëjë përpjekje për arritjen e sfidave të Toyota-s 2050, me qëllim që të zvogëlohet gjurma ekologjike e Toyota-s në zero, teksa krijon vlera dhe ofron dobi shoqërisë për zgjidhjen e problemeve mjedisore në nivel global.
Projekti i rigjallërimit të pyjeve të Azisë konkretisht do të ofrojë ndihmë në tejkalimin e njërës prej 6 sfidave vijuese: që të ardhmen të vendoset harmoni e shoqërisë me natyrën.
/
Pritet që të rriten kërkesat për kauçuk natyror - resursin kryesor për gomat e automobilave - partneriteti pranon që prodhimi dhe përdorimi i qëndrueshëm i kauçukut natyror është e domsodoshme për ruajtjen e ekosistemit të pyjeve. Toyota i pranon sfidat ekologjike dhe shoqërore të cilat ndërlidhen me kauçukun natyror dhe do të bashkëpunojë me industritë dhe kompanitë e interesuara në mënyrë që t’i kontribuojë vendosjes së standardeve ndërkombëtare, dhe do të zbatojë edhe aktivitete të tjera të cilat i promovon WWF-ja.
Përmes partneriteti, WWF dhe Toyota do të punojnë me forca të përbashkëta për të ndihmuar në krijimin e shoqërisë “pa karbon”. Për ta përmbushur me sukses misionin e sfidës “zero CO2”, nën organizimin e Sfidës Mjedisore të Toyota-s 2050, Toyota tashmë i është bashkëngjitur Iniciativës së caqeve të përcaktuara nga shkenca, e cila ka për qëllim t’i ndihmojë kompanisë në luftën kundër ndryshimeve klimatike.
/
Didier Leroy, Nënkryetari ekzekutiv i Toyota-s deklaroi:
„Ne kemi po të njëjtin vizion si WWF: që të arrihet shoqëri e vërtet e qëndrueshme si dhe t’u kalohet gjeneratave të reja një planet i gjallë. Kur kemi filluar me veprime konkrete, për t’i arritur Sfidat mjedisore 2050, kemi kuptuar që bashkimi i forcave me organizatat joqeveritare, të cilat janë eksperte të lëmisë, janë me rëndësi thelbësore.
Partneriteti dhe projektet tona, si Projekti i rigjallërimit të pyjeve të Azisë, për kompaninë siç është kjo e jona, është një prej mënyrave më efikase për të arritur ndikimin pozitiv të rritjes së vetëdijes në mesin e të punësuarve, furnizuesve, konsumatorëve në mënyrë që të kuptohet rëndësia e menaxhimit të qëndrueshëm të resurseve."
Marco Limbertini, drejtori i përgjithshëm i kompanisë WWF International deklaroi:
„WWF është i kënaqur tej mase për bashkimin e forcave me Toyota-n me qëllim që të parandalohet degradimi i sistemeve natyrore, nga të cilët varemi të gjthë. Shkenca asnjëherë nuk ka qenë më e vetëdijshme lidhur me problemet dhe zgjidhjet për sfidat e shumta mjedisore me të cilat ballafaqohet bota.
Na nevojiten më shumë organizata nga sektori privat, siç është Toyota, për të rritur përpjekjet dhe për të gjetur zgjidhjet për sfidat e cekura. WWF mbështet vizionin e Toyota-s për të ndihmuar krijimit të një bote më të sigurt dhe më të shëndetshme, si dhe që ky vizion të bëhet realitet edhe për planetin e gjeneratës së ardhshme."
Arnold Sitompul, drejtori i konzervimit në WWF, Indonezi deklaroi:
„Një prej rezultateve më ngazëllyese të këtij partneriteti do të jetë fuqizimi i punës sonë në mënyrë që të ruhet ekosistemi i pyjeve tropikale në Kalamantan dhe Sumatra. Këto janë habitate të rëndësishem për speciet e rrezikuara, dhe vënë në dukje edhe më shumë nevojën për menaxhim të qëndrueshëm të resurseve natyrore."

Lexoni më shumë për Toyota-n

Politika jonë E-Privatësi

Ne i përdorim cookies në faqen tonë të internetit për t’ju ofruar shërbim më të mirë.  Nëse ju jeni të kënaqur me këtë, vazhdoni ta përdorni faqen e internetit normalisht, ose mësoni si t’i menaxhoni cookies.