1. News, Stories and Events
  2. Hilux namibija

HILUX NË SHTËPI APO RRUGA NË JUG

Një grup i vogël i gazetarëve nga rajoni janë nisur në aventurë, në vozitjen e parë të brezit të ri Hilux në Afrikë, ku njëkohësisht është edhe vendi i prodhimit të këtij modeli.
Vendi: diku rrugës për Namibi; Data: 19.5.2016.

Hilux i parë është prodhuar në vitin 1968 dhe që atëherë endet rrugëve rreth botës. Deri më tani në 7 breza janë shitur më shumë se 18 milionë modele.

Gjenerata e tetë, e re, është në shitje që nga viti i kaluar, ndërsa konsumatorët evropianë e presin lansimin këtë verë. Më i fortë dhe më i rehatshëm se kurrë, Hilux planifikon të forcojë pozicionin e saj udhëheqës në klasë në tregun evropian.

  • Një grup i vogël i gazetarëve nga rajoni janë nisur në aventurë, në vozitjen e parë të brezit të ri Hilux në Afrikë, ku njëkohësisht është edhe vendi i prodhimit të këtij modeli. Hilux prodhohet në Afrikën e Jugut, në Durban.

    Për këtë prezantim, Toyota ka zgjedhur Namibian, vendi i dytë më pak i populluar në botë, me peizazhet e të cilave dominon shkretëtira, që takohet me Oqeanin Atlantik.

    Në ditët në vijim, do të japim të gjitha përshtypjet nga vozitja në rrugët e Namibianit dhe jashtë tyre, sepse Hilux dominon në terrenet e paparashikueshme.

Namibia, dita 2

Ekspedita jonë e vogël e Hilux-it në Namibi aktualisht nuk ka lidhje të internetit, prandaj transmetojmë vetëm raport të shkurtër me SMS.

Nesër presim foto të para, dhe menjëherë do të i ndajmë me juve.

Ekipi kënaqshëm mbërriti dje në Windhoek, kryeqyteti i Namibisë. Pas prezantimit të mbrëmshëm, dita e sotme është rezervuar për vozitje kodrina dhe pjesën malore e deri te kufiri i shkretëtirës. Në këtë pjesë të rrugës, ekipi teston komoditetin e Hilux-it dhe aftësitë e tij në terren. Nesër vijon vozitja përgjatë dunave të shkretëtirës, e deri te oqeani.

Lajmrohemi.

Namibia, dita 3 dhe 4

Nisja nga kampi Naankuse ditën e parë na çoi në zonat malore deri te kampi Namibgrens, që në përkthim do të thotë "kufiri i shkretëtirës Namib.” Rreth 80% e rrugëve në Namibi janë zhavorr, ndërsa vetëm rreth 20% janë asfalt, kështu që pjesa dërmuese e vozitjes ishte një sfidë për shkak të resë së madhe të pluhurit që lënë makina prapa. Kemi kaluar nëpër pikën e kthimit jugor, ku gjatë udhëtimit pamë babune dhe antilopa të cilët lirshëm kalojnë përgjatë rrugës njëjtë si edhe shumë lloje të zogjve.

Hilux-i na ka befasuar këndshëm veç nga nisja me komoditetin e tij, i cili është veçanërisht i dukshme pikërisht në këto rrugë, me drejtim të lehtë dhe stabilitet gjatë gjithë kohës së vozitjes. Aftësitë jashtë rrugore i ka treguar në terrene shumë të ndërlikuara dhe të ashpra të rrafshnaltave të Namibgrens-it.

Grupet e gazetarëve ishin të vendosur në kampe të duhur, në të strehuar në tenda, kështu aventura ishte e plotë.

Ditën e dytë, rruga na dërgoi kah shkretëtira Namib, përmes peizazheve me bimësi shumë të pakta, përtej vendeve malore me peisazhet e mrekullueshme. Në buzë të shkretëtirës Namib është organizuar vozitja në duna, e cila përfaqësoi kulmin e kënaqësisë për të gjithë pjesëmarrësit, edhe pse vozitja ishte shumë e vështirë, e sidomos fotografimi në mbi 40 gradë sa është matur atje.  

Mikpritësit tanë janë përpjekur që të na befasojnë më tej, ku në një moment është lëshuar Hilux-i nga duna, një pjesëmarrës në garën e këtij viti në Dakar 2016. Ekipi Toyota Gazoo Racing nga Republika e Afrikës së Jugut i cili fitoi vendin e tretë, në këtë mënyrë dëshiroi një pritje spektakolare.