1. Hilux fedor
Zgjidhni

UDHËTIMI RRETH BOTËS I FEDOR KONYUKHOVIT

KA FILLUAR ME NDIHMËN E HILUX-IT TË PAMPOSHTUR

Më 12 korrik, në ora 7:00 AEST, Fedor Konyukhov ka filluar përpjekjen për të vendosur rekord të ri botëror të fluturim me balon rreth botës pa ndërprerje.

Pikapi me cilësi kulmore Toyota Hilux , vetura zyrtare e ekspeditës rreth botës me balonin Roziere, mori pjesë aktive në përgatitjen e udhëtimit unik në Australi, duke transportuar gondolat e aparatit djegës dhe cisternat me gaz për testet para lansimit, si dhe duke liferuar pajisjet të cilat arrijnë nga vende të ndryshme.

Performancat e pamposhtura të automjetit të terrenit, kapaciteti i shkëlqyeshëm dhe besueshmëria e shkëlqyeshme e SUV-it ofrojnë mbështetje nga toka, në mënyrë që të ofrohet siguria për udhëtarin e njohur gjatë udhëtimit nëpër Australi.

Toyota Motor Rusija (LLC)

Fedor Konyukhov, aventurieri rus filloi më 12 korrik fluturimin e vet nëpër botë me balon. Kushtet atmosferike ishin të përshtatshme në Northam, qytetin australian ku është i vendosur ekipi i ekspeditës. Shpejtësia e ulët e erës, rreth 5m/s, ua mundëson ekspertëve të kompanisë e cila ka krijuar balonin më të madh Roziere ta montojnë balonin dhe ta mbushin me helium. Përkundër shpejtësisë së ulët të erës, Toyota Hilux mbron balonin nga fluturimi i parakohshëm. Automjeti i terrenit mbajti balonin të lidhur përmes fijes së çeliktë.

Teksa bëheshin përgatitjen për fluturimin rreth botës në qytetin Northam të Australisë, Toyota Hilux u shëndrrua në bazën për testimin e pajisjes e cila do të instalohet në balonin e ri, më të madhin në botë, të ndërtuar enkas për fluturimin rekord të Fedor Konyukhov-it.

Kapaciteti i jashtëzakonshëm ngarkues i Toyota Hilux-it i mundësoi që njëkohësisht të transportojë gondolat e aparatit djegës në kulmin e rimorkios së vet si dhe cisternat me gaz për testim në ajër. Kur nuk ishte i kyçur në testim, Toyota Hilux, liferonte pajisjet shtesë e cila vazhdimisht arrinte nga e tërë bota në kampin e ekspeditës.

Udhëtimi prej 48h apo 72h përmbi Australi

Faza e parë e udhëtimit është madje edhe më i vështiri për shkak të komunikacionit të vështirësuar ajror përmes kontinentit. Në rast të ndryshimeve të papritura të drejtimit apo shpejtësisë së erës, Fedor duhet të merr vendime të shpejta lidhur me drejtimin dhe nivelin e flulturimit, në mënyrë që të shmang rrugët kryesore ajrore.

Neuporedive terenske performanse Toyota Hilux vozila će biti posebna podrška timu na zemlji, naročito u slučaju kada treba da promene rutu na licu mesta ili da prate kretanje balona preko nepristupačnog terena. Duke pasur parasysh shpejtësinë dhe lartësinë e madhe të fluturimit, askush nuk mund të parasheh se cilën distancë të rrugës së terrenit do të duhej të mbulonte Hilux në mënyrë që ta përmbushte misionin që i është besuar.

Morton balon është i pajisur me sistemin e navigimit dhe autopilotin në mënyrë që të fluturojë përmes Zelandës së Re, Paqësorit, Amerikës Jugore, Oqeanit Atlantik, pjesë më jugore të Afrikës dhe Oqeanit Indian. Pika e vlerësuar e uljes gjendet në bregun perëndimor të Australisë. Gondola e udhëtarit të njohur rus gjatë udhëtimit do të mbulojë 33000 km në lartësi prej 5-10 km.

Fluturimi gjatë botës do të jetë një sfidë e vërtetë për Fedor Konyukhovin, së bashku me pajisjet që përdoren në ekspeditë. Udhëtari do të kalojë dy javë në hapësirën e mbyllur të gondolës. Temperatura e jashtme është -60º C, ndërsa ajo brenda gondolës nuk kalon +4 º C.

Gjatë gjithë udhëtimit, Fedor do të mbajë maskën me oksigjen dhe të konsumojë produkte të ngrira dhe të thara. Kufizimet për shkak të peshës janë aq serioze saqë edhe furnizimi me ujë është kufizuar në 50l. Kërkesat e sigurisë ndalojnë shprehimisht përdorimin e zjarrit brenda gondolës. Prandaj, Fedori do të mund të përdor ujë të nxehtë të ngrohur në nxehëse elektrike në mënyrë që të përgatisë ushqimin.

Pikapi i patejkaluar i cili veç ka dëshmuar besueshmërinë e vet në pjesën më të madhe të zonave të largëta të globit, tash është i gatshëm t’i vie në ndihmë udhëtarit të guximshëm në çdo moment dhe në të gjitha rrethanat.

„Pas udhëtimit, Fedori do të ketë detyrat e zakonshme: të vendos rekordin e ri botëror. Me siguri gjëja më me rëndësi për arritjen e rekordit botëror në këtë mënyrë është edhe fakti që ndihma është afër. Në tokë do t’i ofrohet ndihmë nga ana e miqve, aleatëve dhe Toyota Hilux-it, partnerit besnik i cili kryen punën e zakonshme - të jetë i besueshëm në çdo situatë - për më shumë se një vit.

Udhëtarit legjendar i urojmë fat të mbarë gjatë udhëtimit dhe i gëzohemi kthimit të tyre të suksesshëm“. Tatjana Khalyavskaya, Menaxhere e marketingut.

TOYOTA HILUX - Fakte interesante

  • Gjenerata e tetë është lëshuar në qarkullim në gjysmën e dytë të vitit 2015.
  • 55 vite është i pranishëm në tregun botëror të pikapeve për liferim, 6 vjet në Rusi.
  • Mbi 18 milionë automjete të shitur në mbarë botën .

Qershor 2015

Toyota ka nënshkruar bashkëpunimin me ekipin e ekspeditës së Fedor Konyukhovit. Pikapi Toyota Hilux me reputacion kulti është bërë automjeti zyrtar i projektit të ri të avanturist unik rus - udhëtimi me balonin Roziere rreth botës. Performancat e patejkaluara në terren, kapaciteti i madh bartës dhe besueshmëria legjendare e SUV-it kanë bërë që ai të jetë automjeti zyrtar i ekspeditës. Detyart e Toyota Hilux-it janë:

  • Transporti i shportës dhe balonit deri te vendi i lansimit
  • Përcjellja e balonit me mbështetje nga toka në rrugë të çfarëdo qoftë lloji apo dheu
  • Ndihmë gjatë mbledhjes së cisternave të përdorura të gazit gjatë kilometrazhit të gjatë
  • Takim me pilotët në vendin e aterimit duke siguruar transport nga vendi i lansimit e deri te kampi pas aterimit.

Qershor 2015 - janar 2016

Toyota Hilux është e kyçur në mënyrë aktive në procedurat e ekipit të Konyukhovit në Rusi.

24. Janar 2016

Fedor Konyukhov dhe Ivan Meyaylo kanë vendosur rekord të ri botëror për udhëtim më të gjatë me balon pa ndërprerje. Pikapi i besueshëm liferon balonin dhe ekuipazhin deri te vendin e lansimit, përcjell udhëtarët gjatë gjithë udhëtimit, ndihmon në mbledhjen e cisternave të gazit në vendet më të largëta dhe takohet me udhëtarët në vendin e aterimit.

Prill 2016

Toyota Hilux ka marrë pjesë në ceremoninë zyrtar të pranim dorëzimit të balonit të ri Cameron në Bristol të Mbretërisë së Bashkuar. Fjala është për balonin më të madh Roziere Autostat, i cili arrin lartësinë duke përdorur dy komora të mbushura me gaz, me peshë specifike më të vogël se ajri, dhe me ajër të nxehtë.

Qershor 2016

Faza kryesore përgatitore përfundon saktësisht një vit pas fillimit të partneritetit: Fedor Konyukhov dhe ekipi i tij kanë arritur në Australi, nga ku edhe është lansuar baloni, ashtu siç ishte planifikuar. Automjeti i patejkaluar për terren Toyota Hilu u takua me udhëtarin në Australi dhe mori pjesë aktive në planifikimin e lansimit dhe përgatitjes së pajisjes.

12 korrik 2016

Fillimi i udhëtimit rreth botës në balonin Morton

Qershor - 2016

Ekipi mbështetsë në tokë, në krye me Oskaro Konyukhovin, do ta përcjell balonin e Fedorit përgjatë Australisë në mënyrë që të ndihmojë në rast të situatave të paparashikuara, përfshirë edhe uljen e detyruar.

Kudo që drejtohen Fedor Konyukhov dhe ekipi i tij, partneri dhe bashkëpunëtori i besueshëm është i gatshëm të mbështesë përgatitjen e këtij terreni ambicioz. Pavarësisht nëse është Evropa, Rusia apo Australia, ndihma e automjetit si pjesëtari të ekipit për mbështetje në tokë është me rëndësi të madhe në të gjitha kontinentet.