1. New Cars
  2. Land Cruiser
Gati për aventurën tuaj të radhës?
Lëviz poshtë Kapërce
Gati për aventurën tuaj të radhës?

Land Cruiser krejtësisht i ri

Gati për aventurën tuaj të radhës?

Toyota riformësobn Land Cruiser-in legjendar. Me dizajnin e rudhosur e emocional që do të prisnit nga një ikonë e rilindur, Land Cruiser i ri ju çon kudo që dëshironi të shkoni. I ndërtuar të jetë agjil, me besueshmërinë dhe teknologjinë e gjitha terreneve për të rimenduar të mundurën, aventura juaj e ardhshme fillon këtu.

Stili ikonik i Land Cruiser
Inxhinieri e pandalshme 4x4
Histori legjendare e terreneve
Fuqizuar nga inovacioni
Trashëgimi
Origjina e një ikone
Historia e Land Cruiser filloi me prototipin Toyota BJ. Prototipi bëri histori në vitin 1951, kur u ngjit në pikë të largët në malin Fuji - më lart se cilido automjet tokësor që kishte arritur më parë. Në vitin 1954, BJ u emërua Land Cruiser, e kështu lindi legjenda.
Edicioni i Parë

Ikonë midis ikonave

Edicioni i Parë është i pagabueshëm, me opsionin unik të ngjyrave e veshje të mrekullueshme dy-tonesh që plotëson me përsosmëri dizajnin e ri të Land Cruiser, frymëzuar nga historia e tij, si dhe fenerët ikonikë të rrumbullakët. I disponueshëm vetëm për shitje të rezervuar, modeli paraqitet me forma unike ndriçimi, shenja e stema të posaçme First Edition brenda dyerve.
Vërtet i pakohë
Land Cruiser ka tejkaluar gjithmonë tendencat në ndryshim me tërheqjen e tij universale - ky kapacitet nuk del kurrë nga moda. Edicioni i Parë i ri i përjetshëm, i disponueshëm vetëm për shitje me rezervim, thekson atë përjetësi, që Land Cruiser gjithmonë ka tejkaluar
Dizajni
Kthehemi tek rrënjët
Më shumë inxhinierik sesa i dizajnuar, Land Cruiser origjinal ka qenë fitore e funksionit mbi formën. E njëjta ndjenjë e autenticitetit të ashpër i ka dhënë formë Land Cruiser-it të ri. Me përmasa të fuqishme edhe në pjesën e pasme të kabinës, si dhe estetikë elementare, të pakomplikuar, ky standard i ri 4x4 është fryma e metalit të prodhuar nga vetë aventura.

Kapaciteti asnjëherë nuk është dukur kaq mirë

Secili element në Land Cruiser të ri është aty për një arsye. Vijat e ulura të brezit krijojnë shtrirje të mëdha xhami, për shikueshmëri të shkëlqyer e të gjithanshme. Të thelluara në këndet e automjetit, fenerët janë të mbrojtur nga dëmtimet.

Sfidojmë të pamundurën

Disqet 20-inçëshë sigurojnë fërkim e tërheqje mbresëlënëse në të gjitha terrenet. Dhe falë harqeve trapezoidale të rrotave, balta kullon lehtësisht për të dhënë shtytje të lehtë në kushtet më të vështira.

Mbi ju vetëm qielli

Kulmi panoramik me gjatësi të plotë në Land Cruiser është krijuar për momente kineastësh. Kudo që ju çon aventura juaj, lëreni botën të hyjë.

Dukshmëri e shkëlqyer e gjithanshme

Kushtet e vështira të ngasjes kërkojnë fushë të qartë të të parit. Në Land Cruiser, uleni lart, vështrimi mbi rrethinën tuaj nuk pengohet nga pulti i ulët, horizontal.

Kontrolli në mënyrë intuitive

Ushqyer nga reagimet nga pilotët profesionistë të garave të Toyota-s, sipërfaqja kritike funksionale rreth levës së marsheve është kryevepër ergonomike me përdorim tejet të lehtë.

Hapësirë që të tepron

Fleksibël dhe e mjaftueshme, hapësira e madhe e bagazhit mund të bëhet akoma më e madhe duke palosur rreshtin e dytë dhe të tretë të ulëseve.

Njihuni me Land Cruiser-in

Kapaciteti
Shkoni kudo dhe kthehuni

Makinë 4x4 si asnjë tjetër

I projektuar për të ecur larg rrugës së shtruar, Land Cruiser përdor platformën e re solide GA-F, të kompletuar me timonin elektronik agjil e të rafinuar. Amortizimi për udhëtime të gjata, si dhe mekanizmi i shkyçjes së stabilizatorëve (SDM) ofrojnë hark tejet të gjerë të rrotave.

Asnjëherë nuk ngec

"Silueta e përjetësisë në Land Cruiser nuk është vetëm pamja e hijshme. Korniza e përforcuar e rigjide nën shasi siguron manovrim dhe vozitje më të mirë. Në anën tjetër, shtrirja e shkurtër përtej rrotave, si dhe ngritja mbi tokë krijojnë lartësinë nga toka dhe thellësinë e depërtimit, për të shkuar aty ku të tjerët kanë frikë të shkelin. "

Përballojmë secilën sfidë

Sistemi Multi-Terrain Select optimizon amortizimin dhe fuqinë motorike për terrene të ndryshme. Ndërsa kur ngasja duhet të jetë më teknike, sistemi Crawl Control merret me shpejtësinë, ashtu që ju të fokusoheni vetëm ku i vini rrotat e kah drejtoni.