Kalo te përmbajtja kryesore (Press Enter)

E projektuar për ta lehtësuar jetën

Ndriçojeni ditën tuaj

Tavani i madh panoramik mbush kabinën me dritë, duke rritur ndjenjën e hapësirës më të madhe. Brendia e ngrohtë e veturës Corolla Cross i bën të gjithë të ndjehen si në shtëpi.

Uluni dhe relaksohuni

Ulëset e mëdha prapa, me shumë hapësirë për këmbët dhe jastëkë të rehatshëm koke i mundësojnë secilit pasagjer - pa marrë parasysh sa i madh apo i vogël të jetë - të shijojë një udhëtim çlodhës. E përkryer për udhëtime të gjata.

Ruani lumturinë e gjithë fisit

Corolla Cross mirëpret secilin pasagjer - pa marrë parasysh sa i madh apo i vogël që është - në një ambient tërheqës dhe të rehatshëm, plot hapësirë, që të gjithë ta shijojnë. Përveç hapësirës së madhe për këmbët dhe kokën, mbështetëset e palosshme të krahëve dhe ventilatorët e ulëseve të pasme ofrojnë rehati në çdo cep, me shumë hapësirë për filma, video lojëra dhe shumë të tjera.