1. New Cars
  2. Technology

TIPARET MIQËSORE PËR FAMILJE

Toyota Corolla Cross tërësisht e re ju jep juve dhe familjes suaj të gjithë argëtimin e duhur për të shijuar rehat udhëtimin përpara. Falë një sërë funksionesh në veturë, nga orientimi në kohë reale “cloud”, përmes ekranit multimedial 10,5”, e deri te ekrani i kombinuar digjital me 12,3”, edhe transporti për në shkollë bëhet sërish argëtues.

Kontrolli në majë të gishtave

Vendosur në ballë të panelit elegant komandues të Corolla Cross, kemi ekranin e ri me prekje 10,5". Pranoni telefonatat, dëgjoni këngët tuaja të preferuara, si dhe kontrolloni me lehtësi një sërë sistemesh me një prekje apo lëvizje intuitive, ku ka edhe lidhshmëri me Apple CarPlay.

Informata në një pamje

Paneli i kombinuar digjital në madhësi prej 12,3" ju mundëson të përcillni informatat e udhëtimit në kohë reale. Softueri i rregullueshëm dhe i përditësuar rregullisht për secilin siguron që Corolla Cross të jetë i gatshëm për të ardhmen dhe gjithmonë i lidhur.

Qëndroni plotësisht të ngarkuar

Nuk ka nevojë të kyçni telefonin tuaj, thjesht vendoseni poshtë konsolës qendrore sapo të futeni në Corolla Cross, për ta mbushur lehtësisht me valë.

Zërim premium kudo

Dëgjoni listat e preferuara të këngëve të familjes suaj në secilin udhëtim me një sistem zërimi JBL me nëntë altoparlantë, duke përfshirë një altoparlant basi.