POST https://dxp-webcarconfig.toyota-europe.com/v1/compare-v2/xk/sq
Galeria e Toyota Prius Plug-in
Eksploroni në 360°
Design
Dizajni më modern i shtyrë nga efikasiteti
Çdo detaj i pjesës së jashtme dalluese është projektuar që të ofrojë efikasitet dhe performancë të jashtëzakonshme. Prius Plug-in Hybrid karakterizohet me format e hijshme aerodinamike, teknologjinë më moderne dhe inovacione të zgjuara.
Drive
Fuqia e zgjedhjes
Ngasja dinamike dhe shumë e përgjegjshme mbështetet nga manovrimi i saktë dhe stabiliteti, falë platformës së Toyota-s me ngurtësi të lartë. E gjithë kjo derisa izolimi i optimizuar i zërit krijon një ambient të brendshëm të qetë dhe të relaksuar.
Technology
Hibridi teknikisht më i avancuar
Prius Plug-in Hybrid vjen me një mori teknologjish më të avancuara, duke përfshirë karikimin solar nga çatia dhe teknologjinë Adaptive Automatic High Beam.
Safety
Mbrojtur nga veçoritë inteligjente të sigurisë
Toyota Safety Sense është përmirësuar me veçori edhe më inteligjente, që do të thotë se Prius Plug-in mund të ofrojë ngasje më të sigurt - duke ju dhënë rehati në të gjitha situatat e drejtimit. Për shembull, Dritat e Gjata Automatike me Përshtatje, Alarmi për Devijim nga Korsia me kontroll të drejtimit, Asistim me Shenjat Rrugore, Sistemi Para Përplasjes me Detektimin e Këmbësorëve dhe Kontrolli Adaptiv i Vozitjes me Gamë të Plotë.