1. New Cars
  2. Technology

Gjithçka që është me rëndësi me vetëm një vështrim

New Prius informon pa ju stërngarkuar. Ekrani shumë-funksional i vozitësit, një kombimetër TFT prej 7 inçëve, ndodhet në qendër dhe me një pamje të qartë, pa pengesa vizuale nga timoni sportiv me diametër të vogël. Kjo kabinë digjitale tregon informatat kyçe, duke përfshirë shpejtësinë dhe ngarkesën e mbetur elektrik, teksa minimizon përshtatjen që sytë duhet të bëjnë kur lëvizin ndërmjet ekranit dhe rrugës përpara.

Jeta juaj digjitale në lëvizje

Në zemër të universit të ri digjital të Prius-it është sistemi i tij Multimedial, që përputhet me Apple CarPlay dhe Android Auto. Bëni telefonata, caktoni navigimin dhe luani mediat shpejt dhe me lehtësi nëpërmjet ekranit 12,3 inç me definicion të lartë, me prekje intuitive dhe kontroll zanor.

Gjithmonë i përmirësuar

Ashtu si telefoni juaj i mençur pranon azhurnime të rregullta nëpërmjet lidhjes me internet (data), ashtu edhe Prius Plug-in Hybrid është i përgatitur për të ardhmen nëpërmjet përditësimeve të drejtpërdrejta përmes valëve për t'u siguruar që të keni gjithmonë softuerin dhe funksionalitetin më të fundit.

 

 

 

 

 

 

 

Dukshmëri e përsosur

Dukshmëria e mirë është qenësore për drejtimin e sigurt. Pasqyra digjitale ju mundëson të shihni përmes pengesave ose pasagjerëve në ulëset e pasme sikur të mos ishin aty, duke shfaqur pamje nga kamera e pasme në retrovizor. Rezultati është dukshmëri e përsosur e pasme dhe siguria e shtuar.