1. Owners
  2. Parts & Accessories
  3. Hotspot

TOYOTA HOTSPOT

Pavarësisht se a është për biznes të rëndësishëm, për të qenë gjithnjë me miqtë dhe familjen, ose thjesht për të shijuar argëtim dhe lojëra në internet - Toyota Hotspot është zgjidhje e përkryer. Kthejeni Toyotan tuaj në WiFi Hotspot dhe shkoni kah të doni.

Çka është Toyota Hotspot?

Toyota Hotspot është router WiFi i instaluar në fiokën e veturës ose në konsollë. Pas rregullimit fillestar, ai ndizet automatikisht kur ta startoni veturën, dhe i mundëson qasje në internet pajisjeve brenda veturës.

  • Argëtim në lëvizje. Dëgjo muzikë, shkarko filma, luaj lojra online ... ka kaq shumë mundësi me Toyota Hotspot sa që udhëtimet e gjata bëhen kënaqësi, edhe në qoftë se jeni bllokuar në trafiku!
  • Puna udhëton me ju. Nëse keni nevojë ta kontrolloni emailin ose të shkarkoni dokumente të punës, ndërsa jeni në rrugë, Toyota Hotspot ju mban në kontakt me botën e biznesit.
  • Merreni internetin me vete. Ky është WiFi i vërtetë për veturën tuaj - është më i shpejtë dhe më i besueshëm sesa lidhja standarde në telefonin tuaj celular, dhe kjo ju mundëson ta shfrytëzoni maksimumin nga pajisjet meWiFi por pa lidhje në 3G. Shumica e pajisjeve nuk janë të dizajnuara për kushte të punës në veturë, por Toyota Hotspot është e optimizuar për të udhëtuar, madje edhe në shpejtësi.

Veçoritë e Toyota Hotspot

  • Përdoret lehtë. Lidhja në internet duke përdorur Toyota Hotspot nuk ndryshe nga përdorimi i WiFi kudo tjetër - vetëm lidhe pajisjen tuaj në mënyrë të zakonshme.
  • Deri në pesë pajisje. Madje në veturë të mbushur me pasagjerë, të gjithë mund të lidhen në Toyota Hotspot ku mund të lidhen deri në pesë pajisje.
  • Lidhje e besueshme. Toyota Hotspot është e optimizuar për udhëtime ashtu që ju keni sinjalin më të fortë e të besueshëm në internet që është e mundshme brenda veturës.
  • SIM kartela e dedikur për lidhje në internet. Mund të përdorni çfarëdo SIM kartele për internet në Toyota Hotspot, që ju jep lirinë të zgjidhni ofruesin më të përshtatshëm për ju.
  • Mundësohet nga vetura tuaj. Toyota Hotspot furnizohet nga bateria e veturës, ashtu që mos të mbetet pa rrymë në mes të udhëtimit.
  • Sigurt dhe besueshëm. Toyota Hotspot është instaluar në vend ku s’duket, dhe pasi që është miratuar nga Toyota, ai është testuar plotësisht për t’u siguruar se nuk ndërhynë në sistemet tjera elektrike.

A mund të marr Toyota Hotspot për veturën time?

Toyota Hotspot është në dispozicion për të gjitha automjetet e gjeneratës së rej Toyota, si opsion në automjetet e reja ose instalohet në modelet e reja ekzistuese.

Për të mësuar më shumë rreth Toyota Hotspot, pyesni shitësin tuaj të autorizuar.

Përkujtesë rreth sigurisë

Gjatë ngasjes së Toyotas, kushtoni vëmendjen e plotë trafikut gjatë gjithë kohës. Kur mjeti është në lëvizje, pajisjet digjitale të aktivizuara nga Toyota Hotspot duhet të përdoren vetëm nga udhëtarët. Shoferët të cilët dëshirojnë të përdorin ndonjë pajisje digjitale, së pari duhet ta parkojë veturën në mënyrë të sigurt.