1. Owners
  2. Parts & Accessories
  3. Exterior care

KUJDESI I JASHTËM

Produktet e Toyotas për kujdes të jashtëm i japin veturës suaj edhe më shumë dukje. Jo vetëm që e ruajnë dukjen e mirë të veturës suaj por edhe e mbrojnë mjedisin dhe ju - ka formulime të veçanta për dritare për ngasje të sigurt.
  • Shampon për veturë

    Formulë e veçantë, miqësore për veturën e cila e pastron dhe shkëlqen pjesën e jashtme të veturës. 

    • I përshtatshëm për përdorim në të gjitha ngjyrat e Toyotas.
    • Përmban dylli për shkëlqim mbrojtës të gjatë e të qëndrueshëm.
    • Formulë e koncentruar për deri 25 larje nga një shishe 500ml. 
    • Kapaku me tapë nuk lejon rrjedhje të lëngut.
  • Lustrim i veturës me shkëlqim të fortë

    Top cilësi të lustrimit me dyll për shkëlqim të lartë dhe mbrojtës.

    • Mbron bojën e veturës.
    • E ruan kundër shenjave të ujit.
    • Shkëlqim i lartë.
    • Lehtëson pastrimin e mëtejmë.
  • Pastruesi i rrotave

    Mënyra më e lehtë për t’i pastruar papastërtitë dhe pluhurin nga rrotat dhe fellnet. 

    • Heq pluhurin e ngurtësuar të frenave dhe shenjat e frenimit.
    • Të përshtatshme për fellne të kromit, me tela, të çelikut dhe të aliazhit me llak.
    • I jep rrotave tuaja pamje të re dhe të pastër.
  • Pastruesi i xhamit

    Ndihmon ngasjes së sigurt duke hequr cipat, yndyrat dhe shenjat nga dritaret. 

    • Për dritare dhe pasqyra të jashtme dhe të brendshme.
    • Pastrim i shpejtë dhe efektiv i cipave të papastërtisë, insekteve, yndyrave dhe mbetjeve të duhanit.
    • Finish pa njolla për shikueshmëri maksimale.
    • Aromë delikate limoni për freski në veturë.
  • Lëng për xhamin e përparmë

    Punon me fshesat e xhamit dhe pastron papastërtitë dhe mbetjet për ngasje më të sigurt gjatë ditës dhe natës.

    • Shkrinë dhe lanë yndyrat, insektet, papastërtitë nga shpezët dhe trafiku.
    • Përmirëson efektin e fshesave. 
    • Vepron but mbi ngjyrë, gomë, plastikë dhe metale.
    • Formulime për temperaturë -10˚C, -20˚C, -40˚C dhe -50˚C për mbrojtje nga ngrirja.
    • Mund të hollohet me ujë për ngasje gjatë verës.
  • Shkrirës akulli

    Spërkatës me veprim të shpejtë për pastrimin e akullit nga dritaret dhe pasqyrat e veturës suaj.

    • Është esencial për dimër dhe për siguri gjatë motit të ftohtë.
    • Përmban antifriz që ndihmon në ruajtjen e dritareve të pastra.
    • Spërkatës që përdoret lehtë dhe jep rezultate të shpejta.