1. Owners
  2. Parts & Accessories
  3. Toyota shark fin antenna

ANTENA TOYOTA SHARK FIN DORA E FUNDIT PËR VETURËN TUAJ TOYOTA

Ne jetojmë në një botë ku teknologjia është duke u bërë gjithnjë e më e integruar, tërheqëse si dhe funksionale. Me telefona mobilë, televizorë dhe madje edhe radio të cilat po i japin lamturmirën antenave, ne menduam se ishte koha që më shumë nga Toyotat tona t’i bashkohen atyre.

Toyota Shark Fin është një alternativë me stil për antenën tradicionale, për detektimin e radio sinjaleve*, dhe arsyet pse kjo është ideale janë të shumta:

  • Pamja tërheqëse, ultra-moderne do të përmirësojë dukjen e Toyotas tuaj
  • Në dispozicion në tri ngjyra – e bardhë margaritari, e argjendtë, dhe e zezë – kështu që ju mund të bëni zgjedhjen që i përshtatet në mënyrë të përsosur me veturën tuaj
  • E integruar efektshëm për të përmirësuar aerodinamikën e veturës tuaj
  • I jep veturës tuaj lartësi më të përshtatshme me rastin e shkuarjes në garazha dhe servise për larje të veturave
  • Antena qëndron në vend gjatë larjes
  • Kompatibile me të gjitha njësitë e pjesëve origjinale Toyota

Instalimi merr deri në një orë dhe vjen me çmim atraktiv. Antenat tona Shark Fin janë testuar enkas në veturat Toyota dhe kanë garanci 3-vjeçare, duke ju dhënë qetësinë mendore e cila vjen me një aksesor origjinal Toyota të cilësisë së lartë. Antena jonë Shark Fin është kompatibile me modelet vijuese:

  • RAV4 (nga 2012/11 deri 2015/10)
  • Auris HB (nga 2012 deri 2015/05)
  • Auris Touring Sport (nga 2013/06 deri 2015/05)
  • Verso (nga 2012/11 tutje)
  • Yaris (nga 2011/07 tutje)
  • Avensis (nga 2013/07 tutje)

*Shark Fin nuk është pranues kompatibil me DAB.