1. New Cars
  2. Pasqyrë

Yaris Cross Adventure

B-SUV

Yaris Cross - Adventure - B-SUV
1.5 HSD
STANDARDE 10 VJEQARE
Yaris Cross - Adventure - B-SUV
Warm Gold with black roof (2VS)

POST https://dxp-webcarconfig.toyota-europe.com/v1/compare-v2/xk/sq

Yaris Cross Gallery

Hulumtojeni plotësisht në 360°

  • Dizajni

    Tërhiq vëmendjen e qytetit

    Yaris Cross ndan dëshirën tuaj për t'u dalluar. Përvoja e pasur e veturës së terrenit (SUV) kombinohet me ekspertizën në makina të vogla, për të krijuar një dizajn të paparë më herët. Profile të fuqishme të rrotave, rrota të mëdha aliazhi me madhësi 18", si dhe stil i veçantë i frymëzuar nga diamanti, ofrojnë veturë terreni vërtet tërheqëse, që ju mundëson të ballafaqoheni me qytetin me vetëbesim.

  • Energji e pandalshme

    Sistemi hibrid vetë-karikues i gjeneratës së katërt në Yaris Cross e bën secilën vozitje të lehtë. Sistemi i ri motorik hibrid 1,5-litërsh 116 DIN hp ofron performancë dhe efikasitet të pamposhtur në klasën e tij. Kur kalohet pa vërejtur nga benzina në energji elektrike, përjetoni përshpejtim të drejtpërdrejtë, efikasitet të shkëlqyeshëm në lëndë djegëse, e emetime mbresëlënëse të ulëta të CO2, ndihmuar edhe nga aftësia e makinës për të udhëtuar edhe më gjatë në funksionin pa kurrfarë emetimi.

  • Mbështetuni tek T-Mate, që të të mbështesë ai ty

    Falë sistemit T-Mate, çfarëdo surprize që dita të të paraqesë, Yaris Cross është gjithmonë një hap përpara. T-Mate është emri për një gamë gjithëpërfshirëse të sistemit Toyota Safety dhe sistemeve tjera të Avancuara për Ndihmë për Vozitësin. Nga teknologjitë aktive të sigurisë, si sistemi i parandalimit të ndeshjeve, e deri te qetësia që ofrohet nga Toyota Teammate Advanced Park, T-Mate ju mbështet që nga autostradat e ngarkuara e deri tek qytetet e ngarkuara, duke ndihmuar në mbrojtjen tuaj, të udhëtarëve tuaj si dhe pjesëmarrësve të tjerë në qarkullim.

  • Hapësirë që lejon jetën të rrjedhë

    Praktike dhe e gjithanshme, Yaris Cross ka edhe derën e bagazhit që hapet me zgjatje të këmbës, kur duart i keni plot. Dërrasa fleksibile e kuvertës së bagazhit mund të rregullohet për të ofruar hapësirë të sigurt nën dysheme, apo hapësirë të shtuar të bagazhit, ndërsa rripi novator fleksibël lidh gjithçka, që nga biçikletat deri te snoubordi. Vëllimi i bagazhit rritet me sistemin e palosjes së ulësve të pasme 40:20:40, duke ju dhënë hapësirën që ju duhet kur ka gjëra që nuk mund të lihen në shtëpi.

Ekrani i plotë Mbylle