Hulumtoni informata se si të financoni Toyota Yaris, aplikacionin tuaj të ri MyToyota dhe shërbime siç janë Sigurimi dhe Garancia.
Sigurimi
Shërbimet e Sigurimeve Toyota ofrojnë një gamë të gjerë të produkteve dhe shërbimeve për mbrojtjen e mobilitetit, të përshtatura posaçërisht për klientët e Toyota-s. Duke qenë se rehatia juaj është gjithçka, ne punojmë që të gjithë të kenë qasje në sigurim cilësor dhe të përballueshëm për makinë.
Sigurim i Plotë Hibrid
Zbuloni zgjidhjen tonë inovative të sigurimit të krijuar për pronarët e Toyota Hybrid. Shijoni vozitje të sigurt në regjimin e pastër elektrik EV dhe kurseni para në primin tuaj për vazhdim të sigurimit. Sigurimi i plotë hibrid është zgjidhja ideale e sigurimit për Toyota C-HR të re të elektrizuar.
Sigurimi i Bazuar në Përdorim
Një lloj mbulimi më i mençur dhe më i drejtë, Sigurimi i bazuar në përdorim merr parasysh mënyrën se si vozitni. Më pas shpërblen vozitjen më të qetë dhe më të sigurt duke ofruar kursime në primet e vazhdimit të sigurimit. Mësoni si të përmirësoni stilin tuaj të drejtimit, duke përfshirë këshilla të personalizuara, me aplikacionin MyToyota.
FINANCIMI
Shërbimet Financiare Toyota ofrojnë një gamë të gjerë të produkteve fleksibile financiare dhe të përshtatura për nevojat tuaja.
Toyota Easy
Toyota ka konfiguruar gjithçka që ju nevojitet për të gjetur një zgjidhje të lehtë, fleksibile dhe të përballueshme të mobilitetit të quajtur Toyota Easy — duke vënë nevojat tuaja në radhë të parë.
Kredi klasike
Zgjidhni kredi klasike nëse dëshironi të zotëroni makinën tuaj plotësisht në fund të marrëveshjes suaj dhe dëshironi një plan të drejtpërdrejtë pagese.
Zgjidhjet me qiramarrje (leasing)
Zgjidhni leasing-un nëse dëshironi një kontratë fleksibile ku në fund nuk e zotëroni makinën tuaj.
Aplikacioni MyToyota
Aplikacioni ofron një sërë shërbimesh të ndërlidhura për Toyota-n tuaj, krijuar për t’ju lehtësuar juve të gjitha veprimet. Kudo që të shkoni, mund të komunikoni me makinën tuaj duke përdorur aplikacionin në telefonin tuaj të mençur.
Gjithmonë i lidhur
Aplikacioni MyToyota është krijuar për të ardhmen, kur do të shërbejë si pika kryesore e kontaktit ndërmjet vozitësit dhe automjetit.
Multimedia
Shijoni dobitë e sistemit të navigimit në bord me navigimin në kohë reale, alarmin për kamerën e shpejtësisë, stacionet e karburantit, si dhe POI (Pika e interesit)*
Rehatia
Zbuloni opsionet e shërbimit dhe mirëmbajtjes së Toyota-s. Mirëmbani Toyota-n tuaj për vite me rradhë, me një gamë të gjerë shërbimesh gjithëpërfshirëse, të gjitha me nivelin e cilësisë së Toyota-s.
Mirëmbani Toyota-n tuaj për vite me rradhë
Opsionet tona të mirëmbajtjes dhe servisimit mundësojnë që vozitja e Toyota-s tuaj të vazhdojë të ndihet po aq e mrekullueshme si në ditën që e keni blerë.
Gamë e gjerë e shërbimeve gjithëpërfshirëse
Posedojmë një varg shërbimesh me vlerë për para për të mbuluar mirëmbajtjen dhe riparimin e çdo lloji të Toyota-s.