1. Owners
  2. Parts & Accessories
  3. Optibright bulbs

POÇAT OPTIBRIGHT & OPTIBLUE

SHIHNI DHE SHIHUNI ME OPTIBRIGHT

Gjithkush dëshiron të jetë në gjendje që të ngasë në mënyrë të sigurt gjatë gjithë kohës, por ngasja natën paraqet sfidat e veta unike. Madje edhe ngasësit me të pame të përsosur vuajnë nga një pengesë në të parë prej mesatarisht 70% në errësirë. Megjithatë, duke instaluar poça Optibright nga Toyota, ju mund të përfitoni deri në 50% më shumë dritë në pamjen e rrugës para jush.

Optibright

Poçat optibright ju bëjnë më të dukshëm, dhe ju mundësojnë ta lexoni rrugën në mënyrë më efektive. Ato rrezatojnë në një brez prej 10 deri 20 metra më të gjatë se poçat konvencional, varësisht nga kushtet, duke ju mundësuar që t’i shmangeni rreziqeve dhe të shihni rrugëdaljet nga telashet potenciale para se ndodhin ato.

Shih me stil me Optiblue

Për ngasësit që duan të kombinojnë sigurinë e zgjeruar me një pamje mbresëlënëse sportive, poçat optiblue me të vërtetë ju ndihmojnë që të shquheni nga turma. Ato lëshojnë rreze të shëndritshme të dritës së bardhë në të kaltër që jo vetëm që joshë vëmendjen, por po ashtu e ndriçon rrugën jashtëzakonisht mirë, duke ofruar deri në 30% më shumë dritë se poçi konvencional.