Pyetjet më të shpeshta

Toyota hibrid

Gjej përgjigjen për pyetjet më të shpeshta rreth veturave hibride.

Sa shpesh duhet ndërruar bateritë në vetura hibride?

Bateritë në hibridet tona janë të dizajnuara për të zgjatur sa edhe jetëgjatësia e veturës. Nga të rejat, të gjithë komponentët Hybrid përfitojnë nga garancia jonë pesëvjeçare/ 100,000km*. Kur vetura juaj hibride kalon kontrollin Hybrid Health Check, ajo do të kualifikohet për një program Hybrid Battery Extended Care të mëtejshëm njëvjeçar/15,000km*.  *Cilado që arrihet e para.

A mund të riciklohet bateria e veturës hibride?

Po. Përfaqësia më e afërt e autorizuar për riparime Toyota mund të ndihmojë në heqjen dhe asgjësimin e baterisë së veturës hibride. Pasi që Direktiva 2006/66/EC është miratuar në vitin 2006, kompanitë për trajtimin përfundimtar përgjegjëse për riciklimin e baterive tona nikël metal hidride që gjenden në vetura tona si Yaris Hybrid, janë të detyruara ligjërisht për të përmbushur një peshë riciklimi të vënë shënjestër prej 50%.

Çka ndodh nëse bateria ime shpenzohet?

Nuk ekziston frika se një Toyota Hybrid do të mbesë pa energji, pasi që ajo e karikon vetveten gjatë ngasjes. Sistemi i sofistikuar vazhdimisht monitoron motorin me benzinë dhe baterinë dhe në mënyrë të pavërejtshme kalon nga njëri tek tjetri sipas nevojës.

A është e shtrenjtë për të kryer servisin e një veture hibrid?

Kushton pothuajse njësoj të kryhet servisi i një hibridi sa edhe për Toyota konvencionale dhe mund të kryhet nga ana e cilitdo servis të autorizuar nga Toyota. Në fakt, disa pjesë si gurtnet (ferrotat) në fakt mund të hahen më pak për shkak të dobive që rrjedhin nga frenimi rigjenerues në një veturë hibride.

A mundet një Hybrid të vazhdojë të ecë me energji elektrike, kur të shpenzohet karburanti?

Jo. Edhe pse veturat tona plotësisht hibride (full-Hybrid) janë të dizajnuara për të vepruar vetëm në mënyrë elektrike (electric-only mode), ato nuk janë të dizajnuara për të ecur pa benzinë. Një gjë e këtillë do të shkaktonte dëme serioze në sistemin hibrid.

Kthimi në shtëpinë e veturës hibride
Politika jonë E-Privatësi

Ne i përdorim cookies në faqen tonë të internetit për t’ju ofruar shërbim më të mirë.  Nëse ju jeni të kënaqur me këtë, vazhdoni ta përdorni faqen e internetit normalisht, ose mësoni si t’i menaxhoni cookies.