Garancia

Toyota

Veturat tona janë ndërtuar me standarde të jashtëzakonshme, por për t’ia siguruar qetësinë e mendjes të klientit, ne ofrojmë garanci 3 vjeçare për tërë veturën në komponente mekanike (me përjashtim të konsumit dhe vjetrimit) dhe 12 vjet anti-korrozion (nuk vlen për automjetet komerciale).

Tiparet e produktit

Gjithëpërfshirëse
Garancia mbulon çdo defekt që i atribuohet gabimeve nga prodhimi ose montimi nga përdorimi normal për periudhë prej 3 vjetësh ose 100,000km, cilado që vjen e para, pa kufizim kilometrazhi në vitin e parë (e vlefshme vetëm në shtetet Pan-Europiane).

Garancia mbulon koston e rimorkimit të automjetit tuaj gjer tek riparuesi më i afërt i autorizuar në rast të prishjes që largon veturën tuaj nga trafiku, në qoftë se prishja është rezultat i defektit nën garanci.

Ndryshku në sipërfaqe dhe ngjyrë
Ndryshku në sipërfaqe dhe defektet me ngjyrën që shfaqen në ndonjërin nga panelet e ngjyrosura të trupit për shkak të defektit në material ose në mjeshtëri, mbulohen nga garancia për 3 vjet, pavarësisht nga kilometrazhi.

Korrozioni i thellë
Garancia është për 12 vjet, pa marrë parasysh kilometrazhin, kundër korrozionit të thellë në karoseri (dmth: çdo vrimë nga korrozioni në karoseri nga brenda jashtë), për shkak të korrozionit që i atribuohen gabimeve në material ose mjeshtëri.

Informata shtesë
Aksesorët origjinal mbulohen edhe për kohëzgjatje 3 vjeçare në rast të gabimeve gjatë prodhimit. 
Garancitë standarde mund t’i transferohen pronarit të ardhshëm gjatë periudhës së mbuluar me garanci.

Kushtet
  • Vetura duhet të mbahet në përputhje me specifikimet dhe udhëzimet e prodhuesit, siç përcaktohet në manualin e pronarit. Përndryshe garancia për artikujt mirëmbajtjes shfuqizohet.
  • Pronari është përgjegjës për mbajtjen e të gjitha të dhënave të nevojshme për të provuar se mirëmbajtja është kryer.- Në rast të defekteve që kërkojnë punë nën garanci,
  • pronari është i detyruar ta dërgojë mjetin tek një riparues i autorizuar sa më shpejt të jetë e mundur. Kjo bëhet për ta parandaluar përshkallëzimin e defektit që kërkon pastaj riparime më të mëdha se sa do të ishin të nevojshme fillimisht.

Lexoni më shumë

Ekspedita Toyota EverTest: Misioni i realizuar Ekspedita Toyota EverTest: Misioni i realizuar Projekti i madh dhe ambicioz Toyota EverTest përfundoi me sukses. Projekti është realizuar nga prilli deri në qershor të vitit 2016 dhe mblodhi rreth vetes SUV-në legjendare Toyota Land Cruiser, njerëz të guximshëm dhe majen më të lartë të botës Mount Everest. Ridizajnimi i pjesërishëm i modelit Toyota '86' Ridizajnimi i pjesërishëm i modelit Toyota '86' Më 1 gusht të këtij viti, Toyota Motor Corporation do ta prezantojë modelin pjesërisht të ri-dizajnuar të Toyota-s “86” te të gjithë partnerët e autorizuar të Toyota-s, Toyopet, Toyota Corolla dhe Netz. WWF dhe Toyota - mbështetja për kalim të përshpejtuar global në qëndrueshmëri. WWF dhe Toyota - mbështetja për kalim të përshpejtuar global në qëndrueshmëri. WWF dhe korporata Toyota sapo kanë nënshkruar kontratën pesë vjeçare me qëllim të përshpejtimit të procesit të tranzicionit kah qëndrueshmëria. Fedor Konyukhov filloi fluturimin e vet me balon rreth botës më 12 korrik Fedor Konyukhov filloi fluturimin e vet me balon rreth botës më 12 korrik Fedor Konyukhov filloi me një përpjekje për të vendosur një rekord të ri botëror për fluturim me balonë rreth botës pa ndërprerje. Sa ka ndryshuar Yaris pas 3 milionë modele të prodhuara Sa ka ndryshuar Yaris pas 3 milionë modele të prodhuara Toyota Motor Manufacturing France (TMMF) ka prodhuar modelin e 3-miliontë Yaris Hilux në shtëti apo rruga në jug Hilux në shtëti apo rruga në jug Një grup i vogël i gazetarëve nga rajoni janë nisur në aventurë, në vozitjen e parë të brezit të ri Hilux në Afrikë. Prius Plug-in i ri hibrid Prius Plug-in i ri hibrid Brezi i dytë i teknologjisë revolucionare PHEV të Toyota-s e ka premierën botërore në panairin ndërkombëtar të automobilave në Nju Jork Toyota Land Cruiser Toyota Land Cruiser Rruga në tokën e gejzereve, vullkaneve, vikingëve dhe kukudhëve Pyetjet më të shpeshta Pyetjet më të shpeshta Këtu ju mund të gjeni disa pyetje më të shpeshta dhe përgjigjet përkatëse për t'ju ndihmuar me vendimin tuaj për të kaluar në veturë hibride.
Politika jonë E-Privatësi

Ne i përdorim cookies në faqen tonë të internetit për t’ju ofruar shërbim më të mirë.  Nëse ju jeni të kënaqur me këtë, vazhdoni ta përdorni faqen e internetit normalisht, ose mësoni si t’i menaxhoni cookies.