Nën kapakun e motorit
Efikasiteti ekologjik i Yaris-it është rritur dukshëm ndër viteve. Duke krahasuar modelin e parë me ekzemplarin e 3 miliontë - hibridin e Yaris-it - emetimi i CO2 dhe konsumi i karburantit gjatë prodhimit pothuajse është ulur përgjysmë, edhe pse masa dhe fuqia dalëse e repartit është rritur.
Koeficienti i rezistencës së ajrit, i cili më së shumti ndikon në efikasitetin ekologjik të automjetit është zvogëluar nga 0,3 në 0,286. Në anën tjetër, edhe krahasimi me modelin konvencional të Yaris-it me benzin tregon përparim të dukshëm inxhinierik në kuptim të shpenzimeve të karburanteve dhe emetimit të gazrave të dëmshme.