Provoni Toyota-n pa pagesë
Gjej një përfaqësi shitje
E-risitë
Kërko broshurën
Çmimoret dhe katalogjet

RAV4

HIBRID NË DISPOZICION

Të gjitha SUV. Krejt Hibrid.
Pa masa gjysmake.

  • I dizajnuar për t’u dalluar

    RAV4 është ndërtuar për t’u ngarë dhe i dizajnuar për t’u dalluar. Duke e bashkuar pamjen e fuqishme të një SUV me të gjitha, me stilin e mprehtë e dinamik, RAV4 shfaq epërsi të shkëlqyeshme urbane. Rezultati është një SUV tepër i aftë me të cilin mund të shkosh kudo me siguri dhe me stil.

  • I aftë dhe efikas

    Makineria e fuqishme me forcë dinamike hibrid 2.5 (A25A-FXS) kombinon udhëtimin ultra të qetë me fuqi të bollshme, ndërsa motori i i benzinës 2.0-litra me injektim direkt të benzinës (M20A-FKS) ka përshpejtim mbresëlënës dhe tërheqje të dallueshme.

  • I madh, i guximshëm dhe i shkathët

    RAV4 mund të duket si një SUV i frikshëm, megjithatë është çuditërisht i mprehtë me shikueshmëri të shkëlqyeshme dhe manovrueshmëri mbresëlënëse - duke e bërë këtë një ëndërr në çdo qendër të qytetit. Me gjatësi të përgjithshme prej 4.6 metra dhe hark të kthimit të plotë prej vetëm 11 metrash, asnjë rrugë nuk është tepër e ngushtë dhe nuk ka kthesë shumë të ngushtë.

  • I përgatitur për çdo eventualitet

    ‘Toyota Safety Sense’ është zgjeruar me tipare edhe më inteligjente, që do të thotë se RAV4 tani mund të bëjë më shumë për t’ju ndihmuar - duke ju dhënë qetësi të mendjes në të gjitha kushtet e ngasjes. Për shembull, sistemi i para-përplasjes tani mund t’i detektojë çiklistët gjatë ditës, si dhe këmbësorët gjatë natës.

    Eksploro tiparet e sigurisë >

Pa kompromis

RAV4 është ndërtuar për t’u ngarë dhe i dizajnuar për t’u dalluar. Makineria inovative e hibride vetë-mbushëse siguron se ju do t’i gëzoni të gjitha përfitimet e energjisë elektrike, pa asnjë shqetësim. Dhe me interier që është aq i rehatshëm sa edhe i gjerë, mund të kaloni nëpër qytet në siguri ekstreme, rehati dhe ta lënë kompromisin prapa shpine.

Çdo milimetër i RAV4.

I rafinuar dhe individual, RAV4 e shkrinë karakterin e vërtetë të SUV me stil dhe teknologji.

  • Një pasqyrë e fuqishme e dizajnit.

    I fuqishëm me prani të vërtetë në rrugë, trupi i fortë i RAV4 e tërheqë syrin nga dritat e përparme elegante LED, përgjatë siluetës së profilit të guximshëm dhe gjer tek dritat unike të pasme LED - duke e prodhuar një pamje që është individuale dhe e rafinuar.

  • Një interier i dizajnuar rreth jush.

    I dallueshëm dhe i sofistikuar me hapësirën për t’u zgjatur. RAV4 ka interier që është bashkëkohor, i pajisur mirë dhe i mbushur me teknologji kuptimplote.

  • RAV4, si asnjë SUV tjetër.

    Falë platformës inovative TNGA*, pesha e veturës dhe qendra e gravitetit janë ulur, ndërsa fortësia e shasisë dhe dukshmëria e shoferit janë rritur. Rezultati është një SUV tepër i aftë me të cilin mund të shkosh kudo me stili dhe me siguri.

    *Toyota arkitekturë e re globale.

Një ekuilibër i pakompromis i stilit, i sigurisë dhe i aftësisë.

RAV4 paraqitet me dizajnin e saj të fuqishëm të jashtëm dhe me hapësirën bashkëkohore të brendshme. Dhe falë një game të gjerë të tipareve aktive të sigurisë të cilat ju mundësojnë që ta ngisni me më shumë besim, RAV4 gjithashtu vepron si e tillë.

I dizajnuar për çdo rrugë dhe çdo qytet.

I dizajnuar për çdo rrugë dhe çdo qytet.

RAV4 ju jep besim në çdo ngasje, nga autostradat me lëvizje të shpejta e gjer tek qytetet e mbingarkuara me kufizime të shkarkimeve dhe kushte sfiduese të rrugëve.

Rehati e skajshme për çdo pasagjer.

Rehati e skajshme për çdo pasagjer.

Në pjesën e përparme e keni një pozitë të lartë të ngasjes dhe ulëse të dizajnuara për të siguruar rehati të pastër, ndërsa pjesa e prapme ka shumë hapësirë në shpatulla dhe shputa, që iu jep pasagjerëve hapësirë të mjaftueshme për t’u zgjatur.

Qetësi të mendjes - për të gjithë shfrytëzuesit e rrugës.

Qetësi të mendjes - për të gjithë shfrytëzuesit e rrugës.

‘Toyota Safety Sense’ është zgjeruar me tipare edhe më inteligjente, duke e çuar asistencën e shoferit në lartësi të reja. Megjithatë të jeni të sigurt se gjithmonë do të jeni në kontroll.

Politika jonë E-Privatësi

Ne i përdorim cookies në faqen tonë të internetit për t’ju ofruar shërbim më të mirë.  Nëse ju jeni të kënaqur me këtë, vazhdoni ta përdorni faqen e internetit normalisht, ose mësoni si t’i menaxhoni cookies.