1. New Cars
  2. Pasqyrë
Zgjidhni

RAV4 PHEV Style

MPV 5 dyer (LWB)

RAV4 PHEV - Style - MPV 5 dyer (LWB)
2.5 TNGA HEV 25H- (178 HP)
STANDARDE 10 VJEQARE
RAV4 PHEV - Style - MPV 5 dyer (LWB)
Argjend Zirkoni me kulm të Zi Attitude (2QY)

POST https://dxp-webcarconfig.toyota-europe.com/v1/compare-v2/xk/sq


RAV4 Plug-in Galeria

Eksploroni në 360°

  • Pamja e jashtme

    Dizajni i jashtëm

    RAV4 Plug-In Hibrid është ndërtuar për t'u vozitur e dizajnuar për t’u dalluar. Me kombinimin e pamjes solide të makinës së terrenit me stilin e mprehtë e dinamik, vetura RAV4 Hibrid me prizë paraqet një mprehtësi të shkëlqyeshme urbane. Nën dizajnin e tij të sofistikuar, energjia e dyfishtë e ofruar nga teknologjia jonë hibride e gjeneratës së katërt dhe bateria litium-jon me kapacitet të lartë ju mundëson të shijoni përshpejtimin e menjëhershëm dhe një gamë që udhëheq në klasën e vet.

  • Fuqi e menjëhershme, efikasitet i pakrahasueshëm

    Emetimet më të mira të CO2 në klasë (22 g/km) dhe konsumi i karburantit (1,3 l/100 km) tregojnë se RAV4 Plug-in Hybrid ka efikasitetin që përputhet me performancën e tij të rrjedhshme. Bateria e re litium-jon 18,1 kW do të thotë se mund të udhëtoni për më shumë se 65 km* me energji të pastër elektrike, ndërsa mbushësi i përfshirë 6,6 kW siguron mbushje të plotë të baterisë për 2,5 orë.

  • E rafinuar dhe e lidhur

    Kabina elegante e RAV4 Plug-in Hybrid ofron mjedisin ideal për performancë të heshtur dhe pa mundim. Sediljet sportive prej lëkure, si dhe tavani i madh panoramik garantojnë që udhëtimet në brendësi të bollshme dhe të rafinuar të jenë të ajrosura dhe të rehatshme, ndërsa bagazhi prej 520l ofron hapësirë fleksibile bartjeje me ndërhyrje minimale të baterisë. Që nga ekrani Head-up dhe sistemi zanor JBL Premium Audio me 9 altoparlantë, e deri tek mbushja pa tela dhe priza e rrymës 230V, enterieri i rafinuar i RAV4 ofron rehati dhe komoditet të pakompromis.

  • I përgatitur për secilin eventualitet

    Për qasje të pacen në sistemet e argëtimit dhe lidhjes së makinës, paneli komandues intuitiv përmban një ekran me prekje 9", me sistemin tonë më të fundit multimedial dhe integrimin e telefonave inteligjentë. Krahas Apple CarPlay™ dhe Android Auto™ për t’u marrë me muzikën, telefonatat e të tjera, aplikacioni për telefon MyT ju mundëson të kontrolloni nivelin e baterisë, të programoni kohën e mbushjes, e edhe të ftohni ose ngrohni paraprakisht kabinën e RAV4.

Ekrani i plotë Mbylle