Provoni Toyota-n pa pagesë
Gjej një përfaqësi shitje
E-risitë
Kërko broshurën
Çmimoret dhe katalogjet

Toyota GR Supra

Për ndjenjën

Legjenda është rikthyer

Frymëzuar nga mbi 50 vjet trashëgimi e pasur, Toyota GR Supra e re jep përvojën tonë më të pastër deri më sot. Me një përzierje emocionuese të fuqisë, ekuilibrit dhe shkathtësisë, ajo u ofron entuziastëve shprehjen më të lartë të kënaqësisë së vozitjes.

  • Condensed Extreme

    Dizajni 'Condensed Extreme' i Toyota GR Supra i referohet drejtpërdrejt paketimit të vet, i dukshëm në aubën e vet të gjatë, trupin kompakt dhe qëndrimin e gjerë. Duke përzier aerodinamikën e sportit të motorëve me një pamje bashkëkohore dhe të fuqishme, vetura shpreh performancën e pastër të vozitjes, madje edhe në ndalesë.

  • Shpirti i Supra-s

    Një legjendë në mesin e tifozëve të automjeteve sportive, të pasionuarve pas filmave dhe lojërave në kompjuter, Toyota Supra e ka çimentuar vendin e vet në kulturën popullore të automjeteve gjatë 40 viteve të fundit. Linja e re e gjakut Toyota GR Supra e ka origjinën në vitet 1960, dhe tek ikonikja Toyota 2000GT.

  • Ndjesi e fuqishme

    Në shtëpi, në rrugë ose në pistë, motori 3 litërsh me gjashtë cilindra në linjë i Toyota GR Supra, jep fuqi të pastër dhe përgjigje të menjëhershme. Pajisur një turbocharger me kalim të dyfishtë, injeksion të drejtpërdrejtë të karburantit dhe kontroll të ndryshueshëm të valvulave, prodhon 340 DIN hp dhe 500 Nm fuqi rrotulluese për një përshpejtim ngazëllyes nga 0 në 100 km/orë për 4.3 sekonda, dhe shpejtësi maksimale prej 250 km/orë.

Shprehja më e lartë e kënaqësisë së vozitjes.

Fokusi i Toyota GR Supra nuk janë shifrat e performancës apo koha e një xhiro, por ndjenja që përjetoni në timon.

Aerodinamikë e frymëzuar nga garat e makinave

Aerodinamikë e frymëzuar nga garat e makinave

TOYOTA GAZOO Racing ka qenë instrumentale në perfeksionimin e performancës së Toyota GR Supra. Duke u bazuar në ekspertizën e vet ndërkombëtare në sportin e motorëve, dizajni i Toyota GR Supra arrin si karakteristikat optimale aerodinamike të tërheqjes dhe ngritjes, ashtu edhe një ekuilibër ideal të peshës së përparme/të pasme 50:50.

Kabinë e orientuar nga vozitësi

Kabinë e orientuar nga vozitësi

Ndikuar nga paraqitja e makinave garuese me një vend të vetëm, kabina e Toyota GR Supra të re ju vë në qendër të aksionit. Rreth timonit me tre rreze dhe të shumë kontrollues, ndodhen ekrani informues dhe kombi-metri digjital, të cilët kombinohen për t'ju dhënë të gjithë informatat e nevojshme, kur ju nevojiten më shumë.

Ndjenjë e pastër

Ndjenjë e pastër

Toyota GR Supra e re është konceptuar si një makinë sportive në formën e saj më të pastër. E ndërtuar me një qëndrim pa kompromis ndaj ndjenjës dhe kënaqësisë të vozitjes, ajo kombinon një bazë të shkurtër të gomave dhe gjerësi për të arritur 'raportin e artë' ideal 1.55 dhe, si rezultat, siguron aftësi dhe qëndrueshmëri të jashtëzakonshme edhe në limit.

Një forcë në siguri

Një forcë në siguri

Kur një makinë sportive performon në këtë nivel, siguria është parësore. Toyota GR Supra është e pajisur me Toyota Supra Safety+, një tërësi teknologjish që përfshin Monitorin e Pikës së Vdekur, Alarmin e Daljes nga Korsia dhe Kontrollin Adaptiv të Vozitjes me Stop dhe Ec. Sistemi i monitorimit të presionit të gomave (TPMS), alarmi i temperaturës dhe funksioni i E-thirrjes që paralajmëron shërbimet e urgjencës në rast të një aksidenti të rëndë, rrisin ndjenjën e besimit të gjithanshëm.

Politika jonë E-Privatësi

Ne i përdorim cookies në faqen tonë të internetit për t’ju ofruar shërbim më të mirë.  Nëse ju jeni të kënaqur me këtë, vazhdoni ta përdorni faqen e internetit normalisht, ose mësoni si t’i menaxhoni cookies.