1. Owners
  2. Parts & Accessories
  3. Brake Pads and Discs

GURTNET (FERROTAT) E FRENAVE DHE DISQET E FRENAVE

Sistemi i frenimit është veçoria më e rëndësishme e sigurisë në veturën tuaj Toyota. Aftësia për t’u ndalur dhe ngadalësuar posaçërisht në kushte të rënda të vozitjes ose emergjencave varet tërësisht nga performanca e frenave tuaj.
  • SI FUNKSIONON SISTEMI JUAJ I FRENIMIT?

    Kur ju bëni shtypje mbi pedalen e frenave në veturën tuaj, lëngu i frenave bën shtypje në pistonët kaliper në qendër të secilës rrotë. Kjo e detyron gurtnet (ferrotat) që të puthiten ndaj të dy anëve të diskut të frenave, që rrotullohet së bashku me rrotat e automjetit. Ky fërkim e ngadalëson veturnë dhe përfundimisht e bën atë të ndalet.

    Me kohë gurtnet (ferrotat) do të harxhohen dhe duhet të zëvendësohen, kështu që vazhdimi i ngasjes me gurtne (ferrota) të shterura është jashtëzakonisht i rrezikshëm. Ka disa shenja indikative se gurtnet (ferrota) janë harxhuar: nëse janë duke u ngrënë në mënyrë të pabarabartë ato mund të shkaktojnë që vetura të bartet mënjanë gjatë frenimit, dhe po ashtu mund të shfaqet me tinguj piskëllues dhe çjerrës si dhe me zvogëlim të fuqisë së ndaljes.

    Është shumë me rëndësi që disqet e frenave të ndërrohen nëse trashësia e matur e tyre është nën specifikimin për trashësi minimale të sigurisë.
    Ja katër arsyet parësore për të instaluar gurtne (ferrota) origjinale Toyota në veturën tuaj:

Siguria dhe cilësia

Të gjitha gurtnet (ferrotat) origjinale Toyota janë dizajnuar dhe testuar për të siguruar siguri maksimale. Në çdo fazë të shterjes normale performanca frenuese është ende në maksimumin e saj prej 100%. Performanca superiore sikur kjo kërkon materiale të gradës së lartë, dhe kjo është ajo që merrni nga gurtnet (ferrotat) origjinale Toyota.

Frenat që funksionojnë në mënyrë efektive nuk piskëllojnë dhe nuk çjerrin, dhe kjo është ngase gurtnet (ferrotat) origjinale Toyota kanë jetë të gjatë - ju mund ta dëgjoni cilësinë.

Janë bërë që të përputhen

Gurtnet (ferrotat) origjinale Toyota janë dizajnuar për t’u përputhur me secilin model të veçantë Toyota. Kjo siguron zëvendësimin e shpejtë dhe pa probleme të kompatibilitetit.

Njohuri të specializuara

Frenat e mirë janë me rëndësi thelbësore për sigurinë dhe gurtnet (ferrotat) origjinale Toyota janë zhvilluar duke përdorur njohuri të thella mbi automjetet Toyota që vetëm Toyota mund ta ketë.

Për të siguruar ngasje të sigurt dhe qetësi mendore është e domosdoshme që gurtnet (ferrotat) dhe disqet e frenave të kontrollohen rregullisht nga riparuesi i juaj i autorizuar nga Toyota. Me gurtne (ferrota) dhe disqe të frenave origjinale Toyota, ju do të merrni pjesë cilësore me çmim konkurrues që do t’ju japin frenim efektiv gjatë gjithë jetës së tyre të gjatë.