Besueshmëri e garanci

  • Fellge aliazh të zeza, sipërfaqe e lëmuar 17'' (10 cepa)
  • Drita të përparme 'Më ndiq'
  • Sistemi i Mençur i Hyrjes dhe Ndezjes
  • Retrovizor elektro-kromatik
Toyota Corolla Hatchback - SOL hibrid - Hatchback 5 dyer
    • Puro e bardhë (040) Nuk përputhet me zgjedhjen e motorit
    • E kaltër Marinë (8Q4) Nuk përputhet me zgjedhjen e motorit
  • E hirtë Manhattan (1H5) Nuk përputhet me zgjedhjen e motorit
  • E kaftë Mocha (4W9) Nuk përputhet me zgjedhjen e motorit
  • E kuqe e zjarrtë (3U5) Nuk përputhet me zgjedhjen e motorit
  • E zezë e qiellit të natës (209) Nuk përputhet me zgjedhjen e motorit
  • Platinë (1J6) Nuk përputhet me zgjedhjen e motorit
  • Oksid Bronz (6X1) Nuk përputhet me zgjedhjen e motorit
  • Ultra-argjend (1F7) Nuk përputhet me zgjedhjen e motorit
  • E kaltër xhinse (8U6) Nuk përputhet me zgjedhjen e motorit
  • Perlë e bardhë (070) Nuk përputhet me zgjedhjen e motorit
Zgjidh motorin

Garancia

Secila Toyota ndërtohet në nivele të jashtëzakonshme të cilësisë, qëndrueshmërisë dhe besueshmërisë. Për të siguruar qetësinë e mendjes, ne ofrojmë një garanci standarde 3-vjeçare për të gjitha automjetet dhe kujdesin e zgjatur të baterive hibride deri në 10 vjet në Hibridet tona. Garancia jonë gjithëpërfshirëse e zgjeruar ofron qetësi të plotë për një periudhë shtesë 12 ose 24-mujore.

Asistenca në rrugë

Veturat tona janë ndërtuar për të ofruar vite të shumta vozitje të besueshme, pa probleme. Sidoqoftë, mund të ketë raste kur keni nevojë për ndihmë, qoftë për shkak të ndonjë prishjeje mekanike, ndonjë aksidenti apo çarjes së gomës. Si pjesë e përkushtimit tonë për kujdesin ndaj klientit, çdo automjet i ri vjen me mbulesë Toyota Eurocare për 1 vit, duke siguruar që t'ju kthejmë në rrugë pa vonesë dhe me qetësi të plotë në mendje.

Toyota Eurocare është këtu për t'ju ndihmuar, pavarësisht sfidës me të cilën përballeni. Që nga aksidentet e deri tek vjedhjet, nga bateritë e shpenzuara e deri te prishja e gomës, që nga mbarimi i karburantit tek humbja e çelësave apo ndonjë prishje teknike, ne ju kthejmë në rrugë në pak kohë.

Premtimi i Toyota-s për Siguri

Dekada të njohurive automobilistike dhe hulumtimeve shterues sigurojnë që çdo Toyota e re jo vetëm që është e gatshme për veprim, por mund të llogaritet në të kur ju duhet më së shumti, edhe kur mendoni se nuk ju duhet. Me teknologjitë tona të përparuara Toyota Safety Sense, qëllimi ynë përfundimtar është të eliminojmë aksidentet në trafik dhe të krijojmë një mjedis drejtimi më të sigurt për të gjithë.

Riparimet

Aksidentet mund t’i ndodhin edhe ngasësve më të kujdesshëm. Fatmirësisht, sado i madh apo i vogël të jetë aksidenti, ju keni sigurinë e rrjetit të Riparuesve të Autorizuar nga Toyota në të cilin llogarisni. Teknikët tanë të trajnuar janë të përkushtuar të ofrojnë një shërbim riparimi 'nga fillimi në fund' që është krijuar për të kthyer Toyota-n tuaj në gjendjen e saj origjinale.

Teknikët e trajnuar të Toyota-s do ta riparojnë automjetin tuaj me standardet më të larta të Toyota-s (NCAP, BSI, etj.). Nëse duhen pjesë, ne gjithmonë do të vendosim vetëm pjesë origjinale Toyota, me garanci minimale 12-mujore, e ku është e mundur, do t'ju ofrojmë edhe makinë zëvendësuese për t'ju mbajtur tutje në rrugë.
Politika jonë E-Privatësi

Ne i përdorim cookies në faqen tonë të internetit për t’ju ofruar shërbim më të mirë.  Nëse ju jeni të kënaqur me këtë, vazhdoni ta përdorni faqen e internetit normalisht, ose mësoni si t’i menaxhoni cookies.